SHBA: Teherani ka dërguar personel ushtarak në Krime t'u mësojnë rusëve si t'i përdorin dronët iranianë
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...

Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një betejë të madhe për qytetin strategjik industrial port jugor të Khersonit, në një rajon të cilin presidenti rus Vladimir Putin e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe ku ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.
Luftime dhe evakuime u njoftuan në rajonin e Khersonit, ndërsa Moska vazhdoi sulmet me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës kritike.
Presidenti rus shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet Kherson, Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhia të mërkurën në një përpjekje për të vendosur autoritetin rus në zonat e aneksuara, ndërsa përballet me pengesa në fushën e betejës, një mobilizim problematik trupash, kritika në rritje brenda dhe jashtë vendit dhe sanksione ndërkombëtare.
Statusi i paqartë i territorit të aneksuar në mënyrë të paligjshme ishte veçanërisht i dukshëm në kryeqytetin e rajonit Kherson, ku zyrtarët ushtarakë rusë kanë zëvendësuar udhëheqësit civilë të vendosur nga Kremlini, si pjesë e ligjit ushtarak që hyri në fuqi të enjten për t'u mbrojtur nga një kundërofensivë ukrainase.
Qyteti Kherson është më i madhi që Rusia ka nën kontroll në Ukrainë dhe është një objektiv kryesor për të dyja palët për shkak të industrive të tij kryesore dhe portit të madh lumor. Për muaj të tërë ka pasur raporte për sabotim dhe vrasje të zyrtarëve të instaluar nga Rusia në Kherson, në një nga lëvizjet më aktive të rezistencës ukrainase në territorin e pushtuar.
Zyrtarët e instaluar nga Rusia u kanë kërkuar banorëve që të evakuohen për sigurinë e tyre dhe të lejojnë ushtrinë të ndërtojë fortifikime.
Zyra e Presidentit Volodimir Zelenski tha të enjten se forcat ukrainase kryen 15 sulme ndaj bastioneve ushtarake ruse në rajonin Kherson. Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e Kremlinit zmbrapsën përpjekjet e Ukrainës për të avancuar me tanke në fshatrat Sukhanovo, Nova Kamianka dhe Chervonyi Yar të Khersonit.
Një zyrtar i instaluar nga Rusia në rajon, Vladimir Leontyev, tha të enjten se forcat ukrainase kishin ndërmarrë pesë sulme me raketa kundër digës Kakhovka dhe hidrocentralit rreth 70 km larg qytetit të Khersonit. Ai tha në televizionin rus se nëse objektet të shkatërroheshin, një ujësjellës kritik që siguron ujë për Krimenë e aneksuar do të ndërpritet.
Zoti Zelenski e hodhi poshtë këtë pretendim duke thënë se ishin rusët që kishin minuar digën dhe termocentralin, me plane për t'i hedhur në erë në atë që ai e quajti një akt terrorist për të lëshuar 18 milionë metra kub ujë dhe për të përmbytur Khersonin dhe dhjetëra zona ku jetojnë qindra mijëra njerëz. Ai i tha Këshillit Evropian se Rusia më pas do të fajësonte Ukrainën.
Asnjë nga pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur./VOA
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
Mungesa e aktivitetit fizik ka pasoja katastrofike. Or...
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se po shpallte ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...