Operacioni “Brezovica 6”/ Dalin sot para gjykatës të arrestuarit, mes tyre 3 zyrtarë
Në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica” i cili ishte i ...

Shumë rusë kanë rezervuar me nguti bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia, pasi presidenti i shtetit, Vladimir Putin, ka shpallur mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.
Çmimet e biletave janë rritur menjëherë, pasi ka shqetësime se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen shpejt, apo që Putin mund të shpallë mobilizim të plotë.
Një numër i madh i rusëve veçse kanë lëshuar shtetin prej kur Putin ka urdhëruar ushtrinë që të pushtojë Ukrainën gati shtatë muaj më parë.
Air Serbia, kompania e vetme evropiane – përveç Turkish Airlines – që realizon fluturime në Rusi, pavarësisht embargos së vënë nga Bashkimi Evropian, ka shitur biletat shpejt në destinacionin Moskë-Beograd.
Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait janë shitur në deri 9.200 euro.
Një grup me bazë në Beograd, i quajtur, Rusët, bjellorusët, ukrainasit dhe serbët të bashkuar kundër luftës, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor.
Edhe biletat për fluturimet drejt Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, janë shitur po ashtu.
Rusët mund të hyjnë në Serbi pa viza.
Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.
Vendet aleate sikurse Bjellorusia dhe Kina, nuk kanë vënë po ashtu sanksione ndaj Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica” i cili ishte i ...
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedon...
Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha n...
Ka shumë të ngjarë që të gjithë ta kujtojmë 24 shkurtin si...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e ...
Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz s...
Ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink tha sot s...
Sot Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një deklara...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklar...
Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për t...
Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur i groposur në ...
Shkurtimi i furnizimit me gaz natyror nga Rusia për ve...
Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompa...
Ëmbëlsirat me kanabis të paketuara si Haribo dhe Skitt...
Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për të...
Presidenti Joe Biden do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...