Debati për shamitë kthehet në politikën turke përpara zgjedhjeve
Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me sha...

Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezulluar nga detyra drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë sa u përket targave. Por, nga Serbia kanë dënuar këtë vendim të institucioneve në Kosovë.
Sipas njoftimit, pezullimi i Gjuriçit u bë për shkak të "mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare".
Suspendimin e Gjuriçit e rekomandoi më herët gjatë 3 nëntorit Inspektorati Policor i Kosovës, i cili tha se Gjuriç dyshohet për veprat penale "Sabotim" dhe "Thirrje për rezistencë".
Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se Gjuriç u suspendua për shkak se "ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb".
“Ata nuk duan të marrin pjesë në persekutimin e popullit serb, sepse nuk është ky qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ku është gabimi kur Gjuriçi tha se nuk do të marrë pjesë në vendimet e [kryeministri i Kosovës,] Albin Kurtit, të cilat janë politike”, tha ai.
Petkoviq shtoi se për çështjen e suspendimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.
Më 2 nëntor, Gjuriç tha se policët në veri nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriç dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.
Këtë vendim Gjuriç e kumtoi pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok).
Gjuriç tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.
Nenad Gjuriç në qershor të vitit 2013 ishte emëruar komandant rajonal i policisë në veri.
Emërimi i tij erdhi pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e raporteve, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Në pikën 9 të marrëveshjes thuhej se komandanti rajonal në katër komunat me shumicë serbe emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.
Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).
Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.
Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.
Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.
Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri, që kanë pasur në cak kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre në RKS.
Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.
Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat./ REL
Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me sha...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...