Vuçiç: Dronët mbi ndërtesat ushtarake janë një lloj agresioni
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...

Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me shami fetare është bërë sërish temë e debatit politik. Me zgjedhjet më pak se një vit larg, drejtuesit e partive kryesore politike po zotohen të garantojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur veshje fetare, një çështje që për dekada ishte në qendër të një beteje të ashpër politike. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Dorian Jones njofton nga Stambolli.
Me zgjedhjet presidenciale qershorin e ardhshëm, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kreu i partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kilicdaroglu, po zotohen të sigurojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur shami fetare.
Disa analistë thonë se heqja e kufizimeve për veshjet fetare nga Erdogani një dekadë më parë, është një nga arritjet e tij më të mëdha.
“Ndalimi i shamive në Turqi pengoi shumë gra të merrnin pjesë në sferën publike dhe të arsimoheshin. Kështu ishte në të kaluarën. Këto gra e kaluan këtë traumë. Ka ende disa që nuk mund t'u kthehen profesioneve të tyre”, thotë Emine Ucak, gazetare për gazetën Perspektiva.
Gjatë gjithë viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, studentet që mbanin shami u ndaluan të ndiqnin universitetet, të bëheshin avokate, ose gjyqtare, apo edhe anëtare të parlamentit.
Partia pro-laike CHP ishte një avokate e fortë e ndalimit të shamive, duke mbajtur mitingje masive, por tani po kërkon miratimin e ligjit për të garantuar të drejtën për të mbajtur shaminë.
“Besoj se CHP-ja ka patur pasoja për këtë qëndrim, për ato kufizime, për ato ndalime, etj. Një hap të tillë e shoh shumë, shumë të suksesshëm në kuptimin e përqafimit më shumë të shoqërisë. Ky është një hap i madh”, thotë analistja politike Istar Gozaydin.
Ndryshimi i CHP-së vjen pasi nën sundimin prej dy dekadash të Erdoganit, një brez i tërë u rrit pa barriera të tilla.
Është shfaqur gjithashtu një klasë e mesme fetare konservatore dhe e përparuar. Disa analistë thonë se tani janë më të shqetësuar për problemet aktuale ekonomike të vendit me inflacionin gati të trefishuar, sesa me debatet e kaluara fetare.
“Shumë nga debatet që patën prindërit e tyre nuk janë probleme të fëmijëve tani. Të marrim shembullin e një vajze me shami që ka arsimin e saj universitar. Lufta e saj tani nuk është më për të mbajtur vellon. Lufta e saj është për të marrë një arsim më të mirë dhe një punë më të paguar”, thotë Can Selcuki me grupin ‘Istanbul Economics Research’.
Por Erdogani po kërkon të zgjerojë debatin duke bërë thirrje për reformë kushtetuese, që jo vetëm garanton të drejtën për të mbajtur shaminë, por mbron familjen nga ato, që ai i quan prirje perverse – një referencë për lëvizjen LGBT.
“Ka një nënvizim të fortë të vlerave familjare, të mbrojtjes së familjes, etj. Dhe më shumë ka të bëjë, jo vetëm me çështjen e shamisë, të cilën unë e konsideroj mjaft anësore për momentin, por më shumë me grupet LGBT plus, etj. Pra, ai po përpiqet të krijojë një axhendë kundër këtyre grupeve brenda qarqeve konservatore”, thotë analistja politike Istar Gozaydin.
Tashmë, po ndodhin goditje ndaj shfaqjeve publike dikur të ligjshme të komunitetit LGBT të Turqisë.
Protestat anti-LGBT kanë nisur, ndërsa partitë po përpiqen të hartojnë strategjitë politike përpara atyre, që parashikohen gjerësisht të jenë, zgjedhje shumë të kontestuara./ VOA
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...