Fillon procesi gjyqësor ndaj Organizatës Trump nën akuzat për mospagim taksash
Sot në Nju Jork fillon gjyqi ndaj kompanisë së ish-preside...

Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave ushtarake ruse në rajonin jugor të Hersonit, të cilin Moska e ka pushtuar pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.
Humbja e kontrollit të këtij rajoni do të shënonte një tjetër kthim mbrapa për presidentin rus, Vladimir Putin.
Rajoni i Hersonit kufizohet me Krimenë, dhe në këtë mënyrë i krijon qasje Moskës në këtë gadishull ukrainas, të cilin e ka pushtuar më 2014. Nëse ukrainasit rikthejnë kontrollin e Hersonit, kjo nënkupton se Moska nuk do të ketë më qasje në këtë korridor rrugor. Një përparim i tillë i ukrainasve do t’u mundësonte atyre edhe bartjen e artilerisë afër Krimesë, rajon që Moska e konsideron me rëndësi jetike për interesat e saj.
Putini e konsideron aneksimin e Krimesë si fitore të madhe për dekadat e tij në pushtet. Në Krime ka prezencë të madhe të ushtrisë ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të rritur fuqinë në Mesdhe dhe Lindje të Mesme.
Në rast se Ukraina rikthen kontrollin e Hersonit, furnizimet me ujë të freskët do të rrezikoheshin në Krime.
Pas vendimit të Moskës për aneksim të Krimesë, Kievi i ka bllokuar furnizimet me ujë përmes kanalit që del nga lumi Dnjepër. Kur Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Hersonit dhe rajonit tjetër Zaporizhja në lindje, forcat ruse kanë zhbllokuar menjëherë kanalin për të rikthyer furnizimet. Rusisë i duhet uji për popullsinë lokale, për tokën e Krimesë dhe disa objekte ushtarake.
Forcat ushtarake ruse janë të përqendruara në pjesën perëndimore të lumit Dnjepër, përkatësisht në veri të Hersonit. Ky është vendi i vetëm ku Rusia ka qasje në lumin që përshkon gjithë Ukrainën.
Forcat ukrainase tash e sa kohë janë duke dëmtuar urat, ashtu që të komplikohen përpjekjet e Moskës për të siguruar furnizime. Nëse Rusia humb qasjen në anë pjesë të lumit, atëherë një gjë e tillë do t’i mundësonte Ukrainës që të sulmonte linjat ruse të furnizimit edhe në rajonin e Zaporizhjës, njëkohësisht rikthimin e këtij rajoni po, kanë thënë analistët ushtarakë.
“Qasja në anën e djathtë të lumit është e rëndësishme për të dyja palët – për Rusinë që të mund të mbrojë Zaporizhjën, dhe për Ukrainën që të shkëpusë tri arterie: korridorin tokësor për Krimenë, ujin që shkon në Krime dhe kthimin e kontrollit të centralit bërthamor në Zaporizhja – më të madhit në Europë”, ka thënë Oleh Zhdanov, analist ushtarak.
Qyteti i Hersonit është kryeqyteti i vetëm rajonal që kanë nën kontroll forcat ruse prej shpërthimit të luftës. Humbja e tij do të përbënte goditje simbolike për Kremlinin dhe do të përshkruhej si dështim i Rusisë për të fituar kontrollin e qyteteve si Mikollaiv apo Odesa, ka thënë, Oleksander Musiyenko, analist ushtarak.
“Është e qartë se humbja e Hersonit dhe urës së Hersonit do të kishte pasoja për imazhin e Rusisë dhe do të komentohej negativisht brenda Rusisë”, ka thënë ai.
Rajoni i Hersonit, i cili para luftës ka pasur popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, gjendet në rajonin e Detit të Zi. Rikthimi i kontrollit të tij, do t’i mundësonte Kievit kontroll të zonës bregdetare, e cila është kyçe për eksport të ushqimit në tregjet e jashtme./REL
Sot në Nju Jork fillon gjyqi ndaj kompanisë së ish-preside...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përk...
Nëse demokratët do të humbasin shumicën si në Kongres po a...
Në dy vitet e fundit demokratët kanë patur shumicën në...
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për ...
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...
Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Kon...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderu...
Rishi Sunak (Rishi Sunak), në orët e fundit konsiderohet f...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
Të dielën (23.10.), Partia Komuniste Kineze rizgjodhi ...
Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...