Forcat pro-serbe, fituese në shumicën e komunave në Mal të Zi
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të rriste qëndrueshmërinë e rajonit.
“Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera. Dhe nëse jam i sigurt për një gjë pas 45 vjetësh përvojë diplomatike, e di se kolegët, diplomatët dhe strategët rusë shumë të zgjuar, e dinë saktësisht se si dhe ku të eksplorojnë dobësitë, dhe nëse shoh dobësi përtej kufijve të vendit tim, e di se këto dobësi janë jo aq të shumta, të themi në Danimarkë ose Irlandë ose në vende të tjera të Bashkimit Evropës, por ato janë shumë të dukshme në këtë pjesë të Evropës. Prandaj ne duhet të përshpejtojmë proceset për afrimin e vendeve të rajonit më afër, më shpejt nën ombrellën e BE-së”, tha ai.
Zoti Ischinger tha se duke pasur parasysh vështirësitë aktuale dhe të vazhdueshme që kalon Kosova, duhet një proces i përshpejtuar për anëtarësim në NATO.
“Hapi i parë i këtij procesi duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritet për paqe, ky është një hap i lehtë për t'u ndërmarrë. Unë mendoj se ky do të ishte projektimi i hapave për të ndihmuar në qëndrueshmërinë e rajonit dhe për të dërguar një sinjal të drejtë për Moskën dhe për ta bashkuar rajonin më afër”, tha zoti Ischinger.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola van Cramon, bëri thirrje për një marrëveshje Kosovë-Serbi për të hapur mundësinë e integrimeve evropiane.
“Por ne duhet të marrim parasysh se kur bëhet fjalë për dialogun, ne kemi nevojë gjithashtu për një shkallë të caktuar të kompromisit nga të dyja palët dhe me të vërtetë shpresojmë se do ta arrijmë këtë sepse ne kemi nevojë që ky proces dhe dialogu të përfundojë për të kaluar nëpër gjëra tjera që janë në tryezë, qoftë në Këshillin e Evropës, qoftë në anëtarësim në Bashkimin Evropian apo qoftë në NATO, e shoh që ky dialog pa asnjë mëdyshje është gjëja e parë që duhet ta përfundojmë”, tha ajo.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi i qëndrueshmërisë në rajon.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është vitale për gjithë Evropën sepse mbyll disa çështje të hapura e të rrezikshme. Nëse ato mbyllen mendoj se do të mund të hapin një kapitull të ri të rëndësishëm për integrime evropiane por edhe ë paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, tha zoti Konjufca.
Diplomatët evropianë bën thirrje që Bashkimi Evropian të përshpejtojë proceset integruese për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të fitojë besimin e humbur gjatë këtyre viteve të fundit./ Voa
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...
Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Kon...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderu...
Rishi Sunak (Rishi Sunak), në orët e fundit konsiderohet f...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
Të dielën (23.10.), Partia Komuniste Kineze rizgjodhi ...
Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...