Miliardere "e thekur"/ Kush është gruaja e Rishi Sunak, pretendentit për kryeministër në Britani
Rishi Sunak (Rishi Sunak), në orët e fundit konsiderohet f...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.
Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Vuçiç e ka shfaqur shpresën se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të arrihet në periudhë të shkurtër kohore.
Ky takim vjen një ditë pasi ministrja gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Europian.
Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian - dhe pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve perëndimorë - ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë. Në komunikatën e 24 tetorit është thënë se çështjet e diskutuara mes Vuçiçit dhe ambasadorit rus kanë qenë: bashkëpunimi bilateral, situata gjeopolitike dhe çështjet rajonale.
“Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar dhe për situatën në Kosovë dhe Metohi, presidenti Vuçiç ka theksuar se Serbia, pavarësisht të gjitha sfidave, vazhdon të ketë politikë paqësore dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe që të respektohet ligji ndërkombëtar”, është thënë në deklaratë.
Ky takim është zhvilluar teksa në Kosovë po afrohet skadimi i afatit për riregjistim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.
Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.
Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.
Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.
Video nga arkivi: Pse duhet të regjistrohen makinat në RKS? I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për shyrje të afatit për riregjistrim për 10 muaj.
Qeveria e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se e ka për obligim zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare.
Tensionet për targat
Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.
Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.
Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ Rel
Rishi Sunak (Rishi Sunak), në orët e fundit konsiderohet f...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
Të dielën (23.10.), Partia Komuniste Kineze rizgjodhi ...
Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...