“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në oborrin e shtëpisë së saj. Që më parë babai kishte vënë alarmin, kur priste vajzën që nuk u kthye nga shkolla. Menjëherë më pas u identifikua një e dyshuar dhe u arrestua. Femra e dyshuar ndodhet në paraburgim bashkë me një ndihmës të dyshuar. Ekspertizat psikologjike do të sqarojnë gjendjen psikike të të dyshuarës që edhe më parë ka vuajtur nga sëmundje psikike.
Rikthimi i Zemmour në skenën politike
Ekstremistin e djathtë francez, Eric Zemmour e kishte mbuluar heshtja këto kohë, pasi partia e tij "Reconquête" në zgjedhjet parlamentare arriti vetëm 4% të votave. Partia e tij e "ripushtimit" u përkrah nga konservatorët ekstremistë, dhe të pakënaqurit e partisë së Le Pen, Rassemblement National, mes tyre edhe mbesa e Le Pen-it, Marion Mareshal. Por propaganda e tij e ekzagjaruar kundër islamit largoi shumë votues. Tani Zemmour është kapur pas vrasjes së Lolës për t'u rikthyer në skenën politike. "Nënshtetase algjeriane dhe ilegale, tani është zyrtarisht: vrasësja e Lolës nuk duhej të ndeshej kurrë me vajzën. Edhe njëherë. #Francocide" shkruan Zemmour në "Twitter".

Tek e dyshuara për vrasjen e Lolës bëhet fjalë për algjerianen Dahbia B. që erdhi me vizë studentore në Francë para 6 vjetësh. Por asaj i kishte përfunduar e drejta e qëndrimit, pas një kontrolli në gusht në aeroport, Dahbia B. mori urdhrin për largimin nga Franca deri në fund të shtatorit. Por Dahbia B, si shumë migrantë të tjerë ilegalë nuk u largua. Ministria e Brendshme në Paris ka deklaruar se nga fillimi i vitit janë dëbuar vetëm 20% e personave që duhej të largoheshin nga Franca. Por shifra e errët mund të jetë në disa qindra mijëra vetë, që qëndrojnë ilegalisht. Nga qeveria thuhet, se deri tani fokusi ka qenë te dëbimi i personave me vepra penale. Dahbia B. nuk kishte pasur probleme me drejtësinë më parë. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran tha se duhet ketë "përmirësime" tek dëbimet dhe se po punohet me intensitet që ato të zbatohen. Por ai paralajmëroi të mos instrumentalizohet dhe politizohet ky rast. Por Zemmour dhe përkrahësi i tij, Samuel Lafont bëjnë fjalë prej disa ditësh për "konspiracionin e heshtjes" dhe kanë protestuar kundër "pasigurisë vrasëse".
Sulme nga e djathta në Asamblenë Kombëtare
Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron priti prindërit e vajzës së vrarë dhe u shprehu ngushëllimet. Prindërit e Lolës janë tërhequr ndërkohë në Breton për t'i ikur zhurmës mediatike. Këtë javë në Asamblenë Kombëtare në Paris pati sulme të forta verbale nga e djathta. "Shumë krime kryhen nga imigrantë ilegalë, që ne nuk i donim dhe që nuk mundëm t'i kthenim në shtëpi", ka deklaruar kryetarja e opozitës, Marine Le Pen, që në zgjedhjet presidenciale arriti 42% të votave kundër Macron. Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e paralajmëroi Le Pen të tregonte "më shumë ndjenjë mirësjelljejeje" e të respektonte "dhimbjen e familjes dhe kujtimin për Lolën". Por edhe konservatorët që bashkëpunojnë me kampin e presidentit herë pas herë e sulmuan qeverinë. "Ky fëmijë u torturua, u dhunua dhe u vra nga një emigrante ilegale që duhej të ishte larguar nga Franca." Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për këtë dështim, tha deputeti Eric Pauget. Ministri i Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti e fajësoi opozitën se kërkon të nxjerrë edhe avantazhin më të vogël politie prej kësaj edhe "e përdor arkivolin e vajzës 12-vjeçare si trampolinë", dhe ky "është turp".

Përdorimi i vrasjeve dramatike nga ekstremi politik
Politologu Jean-Yves Camus nga Fondacioni Jean Jaurès në Paris është i mendimit se "të gjithë ata që duan të nxjerrin avantazhet e tyre nga kjo vrasje e tmerrshme janë shumë të pandershëm. Ne vërtet kemi probleme me dëbimet, që nuk zbatohen. Por ky problem mund të zgjidhet vetëm me politikën dhe diplomacinë, jo duke mbjellë urrejtje dhe të rrisësh pikëllimin e familjes." Marrëdhëniet me Algjerinë, vendin nga ku shumë qytetarë nuk kanë leje qëndrimi, janë të tensionuara. Qeveria franceze duhet të peshojë gjithmonë, se sa konfrontuese do të jetë duke kryer dëbime në masë të gjerë.

Një analizë e stacionit televiziv France Info kujton, se përdorimi i rasteve dramatike të kriminalitetit nga krahu ekstrem politik në Francë ka traditën e vet. "Në vitet 70-të ishte Jean-Marie Le Pen (babai i Marine Le Pen) që vrasjet që kryenin të huajt i përdorte për të fshikullur migracionin", shkruan Renaud Dely. Sot Marine Le Pen përdor dramën e Lolës për të bërë për vete ata që kanë mbetur ende në krahun konservator./DW
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij...
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga Kremlini mua...
Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evr...
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...
Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfs...
Ajo ishte një festë e madhe për një rrugë të shkurtër:...
Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës pë...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urua...
Greqia është tronditur nga vrasja e një 36-vjeçari nga...
"Kam qenë në tre kampe. Një prej tyre ishte Aushvic-...
Është liruar nga krimet një i dënuar që kreu gabimisht 21 ...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Partia Komuniste e Kinës përfundoi sot kongresin e saj...
Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gji...
Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy...
Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...