Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gjithë banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Khersonit, të largohen menjëherë, mes një përparimi të dukshëm të forcave ukrainase.
Në një postim në Telegram të shtunën pasdite, administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.
Në postim aludohej gjithashtu për një kërcënim nga ana që cilësoheshin bombardime e sulme të tmerrshme nga Kievi. Khersoni ra në duart e Moskës që në ditët e para të sulmit ndaj Ukrainës që nisi më 24 shkurt.
Ndërkohë në një kohë që janë shënuar rreth 8 muaj luftë në Ukrainë, forcat ruse po godasin infrastrukturës jetike të vendit me synimin sipas ekspertëve për ta shkatërruar atë tërësisht.
Rusia ka intensifikuar numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, duke synuar të lërë banorët pa energji elektrike apo ujë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se që nga 10 tetori forcat ruse kanë shkatërruar gati një të tretën e termocentraleve të vendit. Vendi shpreson tashmë që kursejë energji elektrike ndërsa dimri po afron.
Pas një takimi mes presidentit Zelenskyy, anëtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të ndërmarrjeve elektrike e zyrtarëve lokalë u njoftua se do të kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën nga ora 7 deri në orën 11 të mëngjezit. Po kështu dritat në rrugët e qyteteve nuk do të ndizen.
Ukrainasit thonë se do të qëndrojnë të patundur pavarësisht nga sulmet dhe situata e vështirë e krijuar në vend. Ata thonë se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.
“Asgjë nuk krahasohet me kohën kur Borodyanka ishte nën pushtimin rus, në fillim të muajit mars. Atëherë ishte ftohtë, ne qëndronim të fshehur në bodrum. Mungesa e energjisë elektrike sigurisht që nuk është diçka e mirë, por ne mund të jetojmë edhe pa energji elektrike”, thotë një banor në qytetin Borodyanka.
“Nuk është një gjë e mirë që nuk do të kemi drita, sidomos për ne që ndjekim mësimin online. Të bie dëshira për të studiuar. Megjithatë ne do të rezistojmë”, thotë kjo vajzë 11-vjeçare.
Ekspertët thonë se strategjia e re e Rusisë është shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Ukrainës me synimin për t’ua vështirësuar jetën banorëve e që ata të fajësojnë për këtë, qeverinë e tyre./ VOA
Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy...
Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëh...
Gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video ...
Pas dorëheqjes së Liz Truss, nga posti i kryeministres...
U rrëzuan të premten akuzat ndaj njërit prej 20 person...
Partia e ekstremit të djathtë, „Vëllezërit e Italisë”,...
Një person nga Pensilvania u dënua të premten me gati ...
Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten hapë...
Steve Bannon, një aleat i ish-presidentit Donald Trump...
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini ës...
Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka...
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...
Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një b...
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...