Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

U rrëzuan të premten akuzat ndaj njërit prej 20 personave të arrestuar nën akuzën se votuan ilegalisht, në kuadrin e një përpjekjeje të Guvernatorit të Floridas Ron DeSantis për të marrë masa ndaj manipulimeve zgjedhore.
Një gjykatës në Majami rrëzoi çështjen e ngritur ndaj Robert Lee Wood-it, duke vendosur se prokurori që mbikqyr të 20-të rastet, nuk ka juridiksion, pasi vepra penale nuk ndodhi në të paktën dy rrethe gjyqësore.
Ky vendim mund të krijojë precedentin për përfundime të ngjashme të disa apo të të gjitha çështjeve, megjithëse prokurorët lokalë mund të vendosin të ringrenë akuza. Prokurori i shtetit Nick Cox tha se zyra e tij do ta apelojë vendimin.
Zoti DeSantis, një guvernator republikan që po kandidon për t’u rizgjedhur më 8 nëntor dhe që mendohet se po shqyrton mundësinë e kandidimit për president në vitin 2024, i paraqiti arrestimet si “goditjen e parë” nga zyra e sapokrijuar prej tij për Sigurinë dhe Krimet Elektorale.
Kjo agjenci, pjesë e së cilës janë edhe zyrtarë të strukturave të zbatimit të ligjit, u krijua në kuadrin e një fushate kombëtare të republikanëve për të ashpërsuar ligjet për votimin pas pretendimeve të pavërtetuara të ish-Presidentit Donald Trump se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën.
Grupet e të drejtave civile kanë thënë se kjo zyrë mund të intimidojë votuesit, dhe se ndërkohë mund të dëmtojë besimin e publikut tek zgjedhjet. Studimet tregojnë se manipulimi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara është shumë i rrallë. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, në Florida votuan 11 milionë persona.
Vendimi i së premtes vjen vetëm dy ditë pasi publikimi Tampa Bay Times bëri publike pamje të marra nga kamerat e mbartura nga oficerët e policisë gjatë arrestimeve, kur shumë prej të akuzuarve duken të shtangur nga akuzat.
Të 20 personat janë ish-të burgosur të dënuar për veprën penale të vrasjes apo krime seksuale. Një amendament kushtetues i vitit 2018 riktheu të drejtën e votës për shumë ish-të burgosur, por përjashtoi konkretisht personat që kanë kryer këto lloje veprash penale.
Në video, disa të pandehur thanë se ishin lejuar të votonin nga zyrtarët zgjedhorë dhe nuk e kuptonin pse po arrestoheshin. Sipas ligjit të shtetit, manipulimi zgjedhor duhet të shoqërohet nga paramendimi. Në rastin e zotit Wood, prokurorët argumentuan se vota e tij, e hedhur në Miami, u dërgua përfundimisht në Tallahassee për t'u numëruar, duke përmbushur kështu kërkesën e parashikuar në ligj që shkelja të ketë ndodhur në dy vende të veçanta.
Por Gjyqtari Milton Hirsch ra dakord me avokatin mbrojtës të zotit Wood se vetë zoti Wood nuk kishte të bënte me transferimin e fletëve të votimit nga një vend në tjetrin.
“Këtu, të gjitha shkeljet penale, nëse ka patur, janë kryer nga një person në një qark”, shkruan gjyqtari në vendimin e tij.
Avokati i zotit Wood, Larry Davis, tha se prokurorët duhet ta mbyllin çështjen. Zoti Wood u regjistrua për të votuar pasi iu tha se ishte e lejuar, iu dha një kartë votuesi dhe hodhi një votë, të gjitha pa asnjë kundërshtim, tha zoti Davis.
Nuk ka shans që ai ta kishte bërë këtë po të mos i kishin thënë se ishte në rregull", tha zoti Davis në një intervistë nëpërmjet telefonit. "Klienti im nuk kishte absolutisht asnjë qëllim për të shkelur ligjin".
Zyra e Guvernatorit DeSantis nuk komentoi menjëherë të premten./ Voa
Partia e ekstremit të djathtë, „Vëllezërit e Italisë”,...
Një person nga Pensilvania u dënua të premten me gati ...
Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten hapë...
Steve Bannon, një aleat i ish-presidentit Donald Trump...
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini ës...
Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka...
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...
Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një b...
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...