Studentët në Filipine krijojnë kapelet "antikopje"/ Fotot e tyre bëhen virale në rrjet
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, tha se një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit, duke theksuar se shpreson që ky vendim të jetë pozitiv.
Gjatë një konference për media në Prishtinë më 24 tetor, Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Europian.
“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, tha ajo.
Gjatë mbledhjes së një grupi punues të vizave në Këshillin e BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohet se kanë kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Europë, ETIAS.
ETIAS është sistem europian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.
Procedura ligjore për të miratuar këtë sistem ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 - pa ndonjë datë të saktë.
Von Cramon tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për vizat dhe vendimi për këtë çështje është i vonuar, por shtoi se vonesat janë “të padrejta” për shtetasit e Kosovës, që janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.
Raportuesja për Kosovën në PE foli edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Von Cramon tha se Kosova duhet të përkrahë një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që thuhet ka për synim të shtyjë përpara Prishtinën në rrugën evropiane.
“Unë dua të komentoj për nismën e re franko-gjermane. Po shihet se ka përparim të ri. Është një frymë e re në gjithë procesin. Po e shohim se në të dy anët, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, njerëzit e kanë kuptuar se është koha, është momenti që të arrijmë, nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, tha ajo.
Sipas saj, edhe nëse kjo marrëveshje nuk parasheh 100 për qind kërkesat e Kosovës në dialog, është më mirë që të fitohet “90 për qind” tani dhe shteti të ecë përpara, por shtoi se ky është rekomandimi i saj dhe se i mbetet liderëve në Kosovë të vendosin për këtë çështje.
“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë propozim franko-gjerman, që është një mundësi e madhe, dhe unë do t’i kërkoja secilit që është në pushtet dhe që të mund të marrë vendime, t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime. Mendoj se ky është rast i mrekullueshëm që të dy palët të ecin përpara drejt integrimit evropian, që mendoj se është absolutisht i nevojshëm. Kosova si vendimi më pro-evropian duhet ta përkrahë këtë”, tha Von Cramon.
Franca dhe Gjermania është raportuar se i kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për shtyrjen përpara të procesit të dialogut.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.
Edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen për këtë nismë, duke thënë se do të zhbllokonte rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve euroatlantike.
Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e dialogut për normalizimin e raporteve më 2011, me ndërmjetësimin e BE-së. Prishtina kërkon që ky proces të përfundojë me një marrëveshje që do të përfshinte njohjen reciproke, por Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
Të dielën (23.10.), Partia Komuniste Kineze rizgjodhi ...
Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...