Biden: Shqetësim i ligjshëm që votuesit të peshojnë çështjen e moshës si kriter për një kandidat
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...

Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po përgatit “një provokim” me një pajisje radioaktive. Ky pretendim tronditës u hodh poshtë me forcë nga zyrtarët ukrainas dhe britanikë, ndërsa tensionet janë shtuar me përpjekjet e Moskës për të frenuar përparimin e forcave ukrainase në jug.
Ministri rus Shoigu i bëri pretendimet gjatë telefonatave me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Turqisë.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se zoti Shoigu ka shprehur shqetësimin për “provokime të mundshme nga ana e Ukrainës” duke përdorur një pajisje që falë shpërthimit të eksplozivit mundëson shpërndarjen e mbetjeve radioaktive. Ajo nuk ka efektin shkatërrimtar të një shpërthimi bërthamor, por mund të ekspozojë zona të gjera ndaj ndotjes radioaktive.
Autoritetet ruse kanë përsëritur vazhdimisht pretendimet se Ukraina mund të shpërthejë një bombë të tillë dhe të fajësojë për këtë Moskën. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se po përgatit një plan të tillë.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace refuzoi me forcë pretendimin e zotit Shoigu dhe e paralajmëroi Moskën që të mos e përdorë si pretekst për përshkallëzimin e konfliktit.
Ministria britanike e Mbrojtjes vuri në dukje se gjatë telefonatës, zoti Shoigu “pretendoi se Ukraina po i planifikon këto veprime me lehtësimin e vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë, për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se: “Sekretari i mbrojtjes i refuzoi këto pretendime dhe paralajmëroi se këto aludime nuk duhet të përdoren si pretekst për një përshkallëzim më të madh. Sekretari i mbrojtjes gjithashtu përsëriti mbështetjen e Britanisë dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për Ukrainën, si dhe dëshirën për të çtensionuar konfliktin”.
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, gjithashtu i hodhi poshtë pretendimet e zotit Shoigu si “një absurditet absolut dhe krejt i parashikueshëm nga ata që mendojnë se mund të gënjejnë haptazi dhe t’i bëjnë njerëzit që t’i besojnë”. Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se vendi i tij as nuk disponon dhe as nuk ka në plan të marrë bomba që shkaktojnë ndotje radioaktive./ Voa
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij...
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga Kremlini mua...
Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evr...
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...
Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfs...
Ajo ishte një festë e madhe për një rrugë të shkurtër:...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...