“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë nga dinamikat e vetë luftës. Lakmia dhe keqdashja e shpjegon pjesërisht sulmin. Por historia, gjeopolitika dhe kultura zbulojnë akoma më shumë. Një vend që ka më shumë hapësirë tokësore se kushdo tjetër në botë, nuk synon të rrëmbejë territoret e vendeve të tjera vetëm për hir të zgjerimit të hapësirës.
Logjikisht, Rusia duhet t’i japë territore kujtdo që mund t’i menaxhojë më mirë ato. Por Putini nuk mendon kështu. Ai po ndjek një politikë të ashpër të aneksimeve, fillimisht në Gjeorgji, më pas në Krime dhe tani në 4 rajone të tjera ukrainase. Po kështu, një vend që zotëron stokun më të madh në botë të armëve bërthamore, vështirë se mund të kërcënohet realisht nga ndonjë fqinj jobërthamor.
Logjikisht, fqinjët e Rusisë kanë më shumë frikë sesa Rusia nga ata. Por Putini nuk ndihet kështu. Synimet e tij të shpallura përfshijnë dëshirën për ta “ribashkuar” Rusinë me Ukrainën, dhe “detyrën për të mbrojtur” pakicën ruse të Ukrainës nga nacionalistët, fashistët dhe neonazistët.

Qëllimi i parë shpërfill dëshirat e vetë ukrainasve, ndërsa i dyti ka shumë precedentë të hidhur. Në vitin 1938, Nevil Çamberlen ra dakord me idenë se pakica gjermane në Çekosllovaki po diskriminohej. Por ai zbuloi shumë shpejt, pavarësisht garancive të Berlinit, se Rajhu i Tretë po përgatitej ta shkatërronte vendin fqinj.
Në vitin 1939 u fol për shtypjen e gjermanëve në Poloni. Edhe sot po shohim të njëjtin prelud cinik që i parapriu pushtimit të Polonisë. Pretekstet e rreme fshehin motive të fshehta. Putini dëshiron që të rimarrë atë që ka humbur 30 vjet më parë, ose të paktën pjesë të rëndësishme të saj.
Nëse kjo është e vërtetë, duhet thënë se deri më tani ai s’ka qenë shumë i suksesshëm. Lufta e tij në Çeçeni e ndaloi vërtet shkëputjen e republikës. Por lufta e tij kundër Gjeorgjisë në vitin 2008 përfundoi me vetëm 2 fitore të vogla, në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi.
Ndërkohë lufta e tij kundër Ukrainës ka prodhuar një sukses të qartë në Krime, një dështim të madh pë të pushtuar Kievin dhe tani aneksimin e 4 rajoneve, të cilat ai nuk i kontrollon plotësisht. Pra pas 2 dekadash, ai ka gjithsej nën kontroll 148.405 km2 territorit të rikuperuar, ose 3 për qind e asaj që u shkëput në vitin 1991.
Rusia ka nevojë për njerëz, sidomos për sllavë. Me vetëm 144 milionë banorë, popullsia e Federatës Ruse është sot vetëm gjysma e asaj që regjistronte Bashkimi Sovjetik në momentin e shpërbërjes, 287 milionë banorë. Ajo është shumë më e vogël se 329 milionë banorët e SHBA-së apo 447 milionë banorët e Bashkimit Europian.

Për më tepër, norma në rënie e lindjeve tek gratë ruse dhe një vdekshmëri e lartë, sidomos tek burrat, që të dyja të shtuara nga pandemia, nënkupton se popullsia - veçanërisht midis rusëve etnikë - është në rënie. Qytete si Moska apo Shën Petersburgu kanë frikë nga fluksi në rritje i aziatikëve jo-rusë.
Prandaj mirëpritet gjerësisht perspektiva e përfshirjes së sllavisht-folësve të bardhë nga Ukraina. Që nga fundit i shkurtit, autoritetet ruse kanë dëbuar më shumë se 1 milionë qytetarë ukrainas, shumë nga Mariupol, të cilët nuk kanë gjasa që t’i shohin sërish shtëpitë e tyre të mëparshme.
Po ashtu, Rusia ka shumë nevojë për rritjen e produktivitetit. Historikisht Ukraina ka qenë më produktive se Rusia. Gjatë shekullit XX-të, Ukraina dha një kontribut jo proporcional në ekonominë sovjetike: gruri i Ukrainës e shpëtoi vazhdimisht Rusinë nga uria. Diga e hidrocentralit në Dnjepërpetrovsk ishte simboli i planeve 5-vjeçare të Stalinit.
Minerali i hekurit nga Krivi Rih, vendlindja e Zelenskit, përfaqësonte 42 për qind të prodhimit sovjetik në total. Sot, ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Britanisë së Mdhe, dhe duke pasur një varësi të tepruar nga nafta dhe gazi, është shumë e pa balancuar.

Po ashtu, Rusia duhet të shtojë me shpejtësi furnizimin e saj me mineralet e rralla. Gati të gjitha pajisjet elektronike mbështeten tek minerale të tilla. Gjatë 30 viteve të fundit, Kina ka siguruar furnizimin e vet, dhe ka krijuar pothuajse monopol në përpunimin e tyre, në një kohë që të tjerët kanë mbetur prapa.
Ish-republikat sovjetike, Ukraina dhe Kazakistani zotërojnë rezervat më të mëdha të mineraleve të rralla në botë. Gjeologjia e Ukrainës dominohet nga një brez i gjatë prej 1000 kilometra shkëmbinj kristalorë me minerale të quajtura “Mburoja e Ukrainës”. Gjysma e depozitave të tij kryesore shtrihen në perëndim të lumit Dnjepër, ndërsa gjysma tjetër, më në lindje, në territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia.
Shumë rusë, ashtu si Putin, e imagjinojnë kombin e tyre si një popull superior, perandorak, të lindur për të komanduar vdekatarët më të vegjël, të cilët i rrethojnë përjetësisht. Ata e kujtojnë epokën e Bashkimin Sovjetik, jo si një eksperiment djallëzor që nuk duhej të ndodhte kurrë, por si një sipërmarrje fisnike, idealet e të cilit u tradhtuan.
“Rusia Sovjetike” e udhëhequr nga Stalini i Madh, ruajti traditën burrërore të rusëve kundër armiqve të ndryshëm si polakët, finlandezët, aziatikët, kaukazianët, çeçenët, kalmukët, kazakët, bakhtiarët dhe fashistët ukrainas. Ashtu si Putini, ata e shohin Rusinë post-sovjetike si një vend të varfër, të mashtruar, dhe që ka të drejtë të pretendojë statusin që kishte dikur.
Ata e kanë inatin veçanërisht me “tradhtarët” që i kundërshtojnë dhe “vëllezërit tanë sllavë”, të cilët duke kërkuar pavarësinë, nuk janë sjellë si vëllezër. Njerëz të tillë e admirojnë Putinin tashmë 70-vjeçar, që dikur e shmangu katastrofën, dhe që atëherë e ka ruajtur fortesën Rusi për dy dekada me radhë.
Por kohët e fundit ai nuk ka drejtuar dhe aq mirë, pasi mund të jetë i sëmurë. Gjithsesi, ashtu si të gjithë bosët e mafies, edhe ai kërkon respekt. Në skenën ndërkombëtare, dëshiron vetëm barazinë me presidentët e SHBA-së që gëzonte dikur Gorbaçovi. Ndërsa brenda vendit, kërkon vetëm bindjen e nënshtetasve të tij.
Rusofilët do të protestojnë kundër stereotipeve, dhe do të thonë se Putin nuk është një rus tipik. Tek e fundit, jo të gjithë rusët janë të egër. Po Pushkin, Çajkovski dhe Saharov? Pyetja është e njëjtë me atë të parashtruar 80 vjet më parë mbi “gjermanët e mirë”.
Ata padyshim që ekzistojnë; dhe ndoshta janë në shumicë. Megjithatë, problemi është se “rusët e mirë” po qëndrojnë të heshtur, janë anashkaluar apo joshur nga propaganda e Kremlinit. Ata mbahen të nënshtruar nga udhëheqësi i gabuar i një sistemi autoritar, i cili nuk do të ndryshojë derisa Rusia të pësojë një disfatë të madhe.
Shënim:Norman Davies, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës, autor i disa librave mbi historinë polake dhe atë evropiane.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij...
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga Kremlini mua...
Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evr...
Gara për të zëvendësuar Liz Truss, në detyrën e kryemi...
Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfs...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...