Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Të dielën (23.10.), Partia Komuniste Kineze rizgjodhi zyrtarisht Xi Jinping-un si sekretar të përgjithshëm të partisë për një mandat tjetër pesëvjeçar, duke hapur rrugën për mandatin e tij të tretë historik si president kinez.
Njoftimi i pritur gjerësisht vjen pas një jave kongres të Partisë Komuniste, në të cilat Xi forcoi më tej kontrollin e tij mbi pushtetin.
Besnikët e partisë kanë miratuar pozicionin e tij "qendror" në krye të vendit dhe kanë miratuar ndryshimet në kushtetutë, që vendosin vizionin politik të Xi-së në qendër të së ardhmes së Kinës.
Ky vendim e kthen me vendosmëri vendin aziatik në sundimin e një njeriu, pas dekadave të ndarjes së pushtetit midis elitave të saj. Media shtetërore kineze raportoi se Xi ishte riemëruar gjithashtu si kreu i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.

"Dua të falënderoj sinqerisht të gjithë Partinë për besimin te ne," u tha Xi gazetarëve në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit pas njoftimit. Ai premtoi se "do të punojmë me zell në përmbushjen e detyrave tona për t'u treguar të denjë për besimin e madh të Partisë dhe popullit tonë”. "Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën," vazhdoi ai. "Pas më shumë se 40 vjet përpjekjesh të palodhura për reforma dhe hapje, ne kemi krijuar dy mrekulli - zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet afatgjatë social."
Xi drejt mandatit të tretë të paprecedentë
Tani është pothuajse e sigurt se Xi do të sigurojë një mandat të tretë presidencial në seancat vjetore legjislative në mars. Në vitin 2018, ai hoqi kufirin me dy mandate presidenciale, duke i lejuar vetes të sundojë për një kohë të pacaktuar. Disa tani presin që lideri 69-vjeçar të përpiqet të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.
Delegatët e Kongresit zgjodhën gjithashtu një komitet të ri qendror të përbërë nga 205 zyrtarë partiakë – me vetëm 11 gra. Anëtarët e Komitetit Qendror zgjodhën më pas Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike të gjithëfuqishme, të cilin Xi do ta drejtojë përsëri.
Një listë e zyrtarëve nga Komiteti i ri Qendror zbuloi zëvendësimin e katër nga shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm, duke përfshirë kryeministrin Li Keqiang, duke lejuar Xi të instalojë besnikë në këtë organizëm. Ata janë shefi i Partisë së Shangait, Li Qiang, ndihmësi i tij i ngushtë Ding Xuexiang dhe shefi i Partisë në Guangdong, Li Xi, njoftuan mediat shtetërore. Xi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit të Përhershëm u shfaqën për herë të parë si grup para gazetarëve të dielën në Sallën e Madhe të Popullit, selia e legjislaturës ceremoniale të Kinës në qendër të Pekinit.
Njeriu më i fuqishëm që nga Mao
Që nga marrja e detyrës në vitin 2013, Xi ka arritur një përqendrim të pushtetit si asnjë lider modern kinez, përveç themeluesit të Kinës moderne, Mao Ce Dunit. Xi intensifikoi rolin qendror të Partisë Komuniste, duke zgjeruar kontrollin e shtetit mbi shoqërinë dhe ekonominë. Ai gjithashtu mbikqyri ngritjen e Kinës në ekonominë e dytë më të madhe në botë, një ekspansion të madh ushtarak dhe një qëndrim shumë më agresiv global, që solli kundërshtimin e fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se ka pushtet pothuajse të pakontrolluar, Xi do të përballet me sfida të mëdha gjatë pesë viteve të ardhshme, duke përfshirë menaxhimin e ekonomisë së vendit me borxhe dhe rivalitetin në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagime ndërkombëtare pas rizgjedhjes së Xi-së
Presidenti rus Vladimir Putin e vlerësoi Xi, duke shtuar se ai mezi priste të zhvillonte një "partneritet gjithëpërfshirës" midis dy vendeve. Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Kremlinit, Putin i tha Xi se rezultatet e zgjedhjeve "konfirmojnë plotësisht autoritetin tuaj të lartë politik".
Përveç Putinit, letër urimi Xi-ut i dërgoi edhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Politika kineze: "Fituesi merr gjithçka".
Hsin-Hsien Wang, një ekspert i politikës së Kinës në Universitetin Kombëtar Chengchi në Tajvan, tha për DW se riemërimi i Xi-së dhe zgjedhjet e tij për Byronë Politike tregojnë se "besnikëria politike është shumë e rëndësishme".
"Ky rezultat do të thotë se në pesë vitet e ardhshme jo vetëm që do të mungojnë kontrollet dhe balancat brenda partisë, por do të bëhet shumë më e vështirë që të dalin mendime të ndryshme”, tha ai.
Wen-Ti Sung, lektor i studimeve tajvaneze në Universitetin Kombëtar Australian (ANU), aktualisht në Taipei, tha se rezultati ishte provë se ekziston një "situatë fituesi në politikën e sotme të Kinës". Sipas Sungut, "Xi po i tregon botës se ajo duhet të heqë dorë së shpresuari" për një "luftë fraksionale për pushtet brenda Kinës sot ose në të ardhmen".
"Nuk do të ketë një figurë tjetër pushteti me shtat të krahasueshëm që mund të luajë një rol balancues ose të jetë pika qendrore e një opozite të organizuar kuptimplotë për të kontrolluar fuqinë e Xi-së," tha ai.

Sung-u paralajmëroi gjithashtu se çështja e Tajvanit ka të ngjarë të mbetet në fokus. Xi ka kërcënuar se do të rimarrë me forcë ishullin e pavarur që Kina e konsideron territorin e saj. Alfred Wu, profesor i asociuar në Shkollën e Politikave Publike Lee Kuan Yew në Singapor, tha për DW se ata që u zgjodhën për të shërbyer në Byronë Politike ishin njerëz që kishin punuar me Xi-në në të kaluarën.
"Unë do të thosha se ai dëshiron një mandat të katërt dhe ai grup njerëzish do ta mbështesin atë kur të vijë vendimi për mandatin e katërt. Struktura e përgjithshme është të sigurohet që ai të qëndrojë numri 1 në Kinë për të paktën dhjetë vjet," tha ai.
Wu shtoi se sistemi politik i Kinës "nuk ndryshon nga një diktaturë", duke dhënë shembullin e Xi-së që këmbëngul se strategjia "zero COVID" e vendit mbetet rruga më e mirë e veprimit, pavarësisht rihapjes në pjesën tjetër të botës.
Ian Chong, politolog në Universitetin Kombëtar të Singaporit, tha se "diplomacia e luftëtarëve ujq" e Xi ka të ngjarë të vazhdojë dhe ka një shans që të mund të mbingarkohet. "Pyetja do të jetë se si vendosin t'i përgjigjen shtetet demokratike anembanë botës kësaj ashpërsie të shtuar," tha ai, duke shtuar se do të kishte më shumë potencial për fërkime./DW
Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po pë...
Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë ...
Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 në...
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk...
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese ba...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, me profesion mjeke, iu bashkua një brigade të këmbëso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njo...
Një grup militant palestinez e ka akuzuar Izraelin për vra...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në obor...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet pre...
Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij...
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i shpallur nga Kremlini mua...
Vladyslav Yesypenko, një gazetar ukrainas i Radios Evr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...