Këshilltari i Zelenskit: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë
Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes...

“Duam liri, jo tampona!”, “Duam demokraci, jo diktaturë”, “Të rrëzojmë Partinë Komuniste!”, “Poshtë Xi Jinping”. Ata që dolën në rrugë në Shangai për të shprehur zemërimin e tyre kundër masave të reja kufizuese anti-COVID, të cilat Partia Komuniste Kineze (PKK) i ka rifutur për shkak të rritjes së konsiderueshme të infeksioneve (mbi 39 mijë të shtunën e 26 nëntorit, zyrtarisht një rekord) - e dinte mirë rëndësinë që do të kishte.
Edhe pse shumë të vetëdijshëm për rreziqet (sigurisht autoritetet kineze nuk synojnë të duken të dobëta), demonstruesit hodhën slogane të guximshme. Regjimi i ka marrë parasysh protestat popullore kundër tij. Dhe ai po i toleron sa më shumë që të jetë e mundur (pra pa u dukur i frikësuar prej tyre).
Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse preken aspekte më të thella të narrativës politike thelbësore. Evokimi i lirisë dhe demokracisë, që është në thelb një model i kundërt me atë të vetë Partisë Komuniste, mund të shndërrohet në një rrezik serioz. Bota po i sheh videot e protestave dhe po i dëgjon sloganet e tyre.
Investitorët po bëjnë vlerësimet e tyre mbi nivelin e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së Kinës. Vetë qytetarët e Kinës - edhe pse të bombarduar vazhdimisht nga propaganda shtetërore - kanë qasje në këto analiza. A rrezikojnë të bëhen bllokimet një problem i stabilitetit social?

Kina po vuan aktualisht atë që përjetoi bota perëndimore në muajt më të errët të pandemisë. Dhe ky po bëhet një problem brenda një problemi. Për një kohë të gjatë Pekini ka mbrojtur ashpërsinë e masave kufizuese, edhe si një formë dëshmie e një efikasitetit më të madh të sistemit të tij në krahasim me pjesën tjetër të botës.
Ai shërbeu për t’u dërguar një mesazh të gjithë atyre që e quajnë COVID-19 si “Virusi kinez”, dhe që fajësuan autoritetet në Vuhan për përhapjen fillestare të pandemisë, duke treguar se si PKK është në gjendje ta menaxhonte situatën. Po ashtu përtej aspektit politik, kjo qasje shumë e ashpër përçoi edhe një mesazh të nënkuptuar: që Kina nuk ka vaksina efektive, dhe se bllokimet janë një mënyrë për të mos futur në kolaps spitalet.
Gati 3 vjet pas pandemisë, vala e re e zemërimit që po e përshkon Shangain, tregon se Kina ka dështuar ta përballojë si duhet pandeminë. Izolimi i urdhëruar nga udhëheqësi Xi Jinping, po tregon paaftësinë e Kinës për të ndjekur zgjedhjet autarkike. Dhe ky është një problem tjetër brenda problemit, në rast se marrim parasysh peshën që Xi i ka vendosur asaj në strategjinë e tij të përgjithshme për arritjen e formave dhe niveleve të ndryshme të vetëmjaftueshmërisë.
Incidenti tragjik Urumqui, kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang, ishte një shkak tjetër i zemërimit popullor. Zyrtarët e qytetit mohuan pretendimet se 10 personat gjetën vdekjen në zjarrin e së enjtes, për shkak të masave kufizuese anti-COVID. Por ky sqarim nuk mjaftoi.

Shumica e 4 milionë banorëve të Urumqui-t i janë nënshtruar njërit prej bllokimeve më të gjata të Kinës, ku atyre u ndalohet që të dalin nga shtëpitë e tyre për 100 ditë. Dhe ndërsa po ndodh një lehtësimi i pjesshëm i masave, indinjata e kinezëve ka arritur kulmin, ndaj nuk u desh shumë për të shpërthyer në protesta publike.
Në Shangai, qyteti më i populluar i Kinës, banorët u mblodhën në rrugën Wulumuqi të shtunën në mbrëmje për një homazh me qirinj për viktimat e zjarrit, dhe që u shndërrua shumë shpejt në një protestë në orët e para të së dielës. Policia u përpoq hera-herës të shpërndante turmën, por kjo vetëm sa do ta përshkallëzonte kundërshtimin.
Ndërsa sekretari i Partisë Komuniste në Xinjiang, Ma Xingrui, i bëri thirrje rajonit që të forcojë sigurinë publike dhe të frenojë “refuzimin e paligjshëm dhe të dhunshëm të masave parandaluese anti-COVID”, zjarri nxiti një valë të paprecedentë të mosbindjes civile në Kinën kontinentale që kur Xi Jinping e mori pushtetin një dekadë më parë.
Protesta e përhapur publike është diçka jashtëzakonisht e rrallë në Kinë, ku hapësira për kundërshtim praktikisht është eliminuar. Ajo është pjesë e strategjisë së kontrollit të strukturuar nga Xi, që ka një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë, e përdorur si një mjet për të forcuar fuqinë e tij.
Frustrimi i kinezëve zien, ai del përtej mediave sociale (ku fshihet vazhdimisht nga censura) dhe shfaqet në rrugë, duke e sfiduar hakmarrjen nga ana e autoriteteve pak më shumë se një muaj pas marrjes formalisht të mandatit të tretë të Xi në krye të Partisë Komuniste Kineze.
Partia Komuniste është nën presion, dhe bashkë me të, Xi dhe lidershipi i tij, varen nga një proces i veçantë historik (atë të mandatit të tretë), që nuk është pranuar ende nga disa zona të vendit dhe elitat. Xi duhet të japë një përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, edhe sepse deri më tani menaxhimi i politikës “Zero COVID” ka qenë gjithashtu një objekt krenarie për pushtetin.

Mjafton të përmendim faktin se kryeministri i ri i propozuar nga udhëheqësi i madh, Li Qiang, ish-sekretar i PKK në Shangai, mburrej se nuk i kishte lehtësuar masat drakoniane të kërkuara nga Xi (në fillim të vitit, Li vendosi një bllokim total mbi 25 milionë banorët e Shangait edhe pse kishte një rritje minimale të rasteve, duke ngjallur debate, por duke iu përmbajtur në mënyrë të përsosur politikës së vendosur nga Xi).
Ka shumë të ngjarë që reagimi të jetë represioni, me arrestimin dhe paditjen e disa demonstruesve të akuzuar si nxitës të trazirave kundër sigurisë dhe të mirës së përbashkët të kombit. Po ashtu nuk ka shumë mundësi që të rishohim shtypjen e përgjakshme si dikur në sheshin Tiananmen.
Tek e fundit trazirat aktuale janë ende shumë larg në përmasa me ato të vitit 1989. Ndjenja popullore është e paqëndrueshme, por për momentin e kontrollueshme. Ndërkaq shumëçka do të varet nga qëndrimi që do të mbajë elita. Të kalosh në anën e qytetarëve është për shumë hierarkë të partisë ende e papërshtatshme, dhe për sa kohë që aparati i sigurisë mbetet në anën e Xi Jinping, nuk do të ketë ndonjë rrezik serioz për qëndrimin e tij në pushtet.
Por për ekonominë dhe sistemin shëndetësor kinez, javët e ardhshme mund të jenë më të këqijat për Kinën që nga faza fillestare e pandemisë. Gjithsesi, kjo gjendje ishte logjike që të parashikohej. Pekini kishte zgjedhur prej disa javësh vetëm një lehtësim minimal të masave kufizuese - sërish për të menaxhuar zemërimin në rritje të popullatës - dhe kjo e ka shtuar qarkullimin e virusit.
Rritja e rasteve është një pasojë e qartë dhe e drejtpërdrejtë e këtij lehtësimi. Në fakt është diçka që është menduar dhe pranuar prej kohësh kudo në botë. Qytetarët kinezë janë të vetëdijshëm për veçantinë e tyre, por sjelljen e Partisë Komuniste dhe të qeverisë (qendrore dhe lokale) e perceptojnë si një kërkesë të tepruar dhe të pamotivuar.
Ata i janë nënshtruar për më shumë se dy vjet një indoktrinimi të madh mbi aftësitë menaxhuese të COVID-it me “karakteristika kineze”, dhe tani nuk e pranojnë më zgjatjen e kësaj shtypjeje ekstreme të lirisë. Kjo edhe sepse pjesa tjetër e kontratës sociale, që është rritja e prosperitetit material, po vjen shumë ngadaltë, pikërisht për shkak të bllokimeve anti-COVID.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes...
Bashkimi Europian po i afrohet më shumë vendosjes së një k...
Senati ndërmori një veprim të shpejtë për të shmangur një ...
Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij francez...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëku...
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zb...
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë në qe...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemëri...
Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COV...
Gjermania thotë se do të mbështesë Ukrainën derisa të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Pesë luanë u arratisën muajin e kaluar nga rrethimi i ...
Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t'i m...
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Europian pritet të nisi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi të enjten krye...
Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë s...
Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...