Pas dy të parave/ Forcat e sigurisë spanjolle gjejnë një "letër-bombë"
Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë s...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi të enjten kryetarin e Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish-ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.
Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Aktualisht në institucionet e Kosovës në veri nuk ka punonjës serbë, ndërsa Lista Serbe mbushi vendet e lëna bosh në parlamentin e Kosovës, siç u tha, për të mos lejuar që ato të mbushen me serbë "të dëgjueshëm” ndaj autoriteteve në Prishtinë.
Nenad Rashiç, i cili u emërua ministër, ka shërbyer para vitit 2013, kur u themelua Lista Serbe, si deputet në parlamentin e Kosovës dhe ministër për Punë e Mirëqenie Sociale në qeverinë e Kosovës.
Në vitin 2020 shërbeu për një kohë të shkurtër si këshilltar dhe drejtor i Zyrës për Komunitete në kuadër të zyrës së kryeministrit Albin Kurti, para se të jepte dorëheqje pas ngritjes së një aktakuze nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës kundër nëntëmbëdhjetë personave, në mesin e të cilëve edhe ish-ministra nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të gjithë akuzoheshin për përfshirjen e katër hidrocentraleve në një kontratë për shitjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Në vitin 2012 autoritetet vendosën që ky rrjet t’i shitet kompanisë turke “Limak & Calik” me një vlerë prej 26.3 milionë eurosh. Në mesin e tyre është edhe zoti Rashiç.
Ditë më parë një gjykatë në Prishtinë e liroi zotin Rashiç nga aktakuza.
Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.
Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.
Për datën 18 dhjetor janë shpallur zgjedhjet për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri, mes paqartësive për rrjedhën e tyre meqë Lista Serbe që mbante pushtetin e plotë në atë zonë do t’i bojkotojë ato./VOA
Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë s...
Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339...
Nuk ka asnjë vend ku mund të jetë e sigurt nga xhelatët e ...
Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të...
Këtë të enjte (01.12) në Shtëpinë e Bardhë ka një program ...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-H...
Partia Komuniste kineze u zotua të godasë me vendosmëri at...
Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e so...
Mbrëmjen e sotme, Kosova është tronditur nga një krim,...
Në një qytezë të vogël në perëndim të Vinskonsit po përhap...
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimev...
Sipas një organizmi global të themeluar për të nxitur demo...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se është...
Një person raportohet se ka vrarë ish bashkëshorten e tij ...
Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha minist...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk k...
Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendos...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk ka ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...