Kreu i Pentagonit, thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacion të ri ushtarak në Siri
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të...

Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis dy letrave-bomba dërguar ambasadorit ukrainas në Madrid dhe një kompanie armësh që prodhon raketahedhës që i janë dhuruar Kievit, konfirmoi policia në një deklaratë të mërkurën.
Në incidentin e parë, një oficer i ambasadës së Ukrainës në Madrid u lëndua kur hapi një letër-bombë drejtuar ambasadorit. Kievi urdhëroi rritjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë jashtë vendit.
Letra, e cila mbërriti me postë të rregullt dhe nuk u skanua, i shkaktoi "një plagë shumë të vogël" në gisht kur oficeri e hapi atë në oborrin e ambasadës, tha Mercedes Gonzalez, një zyrtare e qeverisë spanjolle, për televizionin "Telemadrid".
Ambasadori Serhii Pohoreltsev i tha faqes ukrainase të lajmeve European Pravda se paketa e dyshimtë drejtuar atij i ishte dorëzuar komandantit të ambasadës, një anëtar i personelit ukrainas.
"Paketa përmbante një kuti, e cila ngjalli dyshime tek komandanti i cili vendosi ta nxirrte jashtë - pa njerëz përreth - dhe ta hapte," citohet të ketë thënë ambasadori Pohoreltsev.
"Pasi hapi kutinë dhe dëgjoi një klikim, ai e hodhi dhe më pas dëgjoi shpërthimin. Pavarësisht se nuk e kishte në dote kutinë në momentin e shpërthimit, komandantit iu lënduan duart dhe pësoi një tronditje."
Orë më vonë, një kompani armësh në Zaragoza, në verilindje të Spanjës, mori një paketë të ngjashme, konfirmoi policia.
Përfaqësuesja e qeverisë në Zaragoza, Rosa Serrano, tha në një intervistë me stacionin "SER" se dy zarfet dukej se kishin të njëjtin dërgues, pasi e njëjta adresë e-maili ishte shkruar në anën e pasme të të dyve. Zonja Serrano tha se pakot vinin nga Ukraina dhe kjo e alarmoi kompaninë e armëve, e cila thirri policinë.
Kompania e armëve është Instalaza, prodhuesi i raketës C90 që Spanja i dhuron Ukrainës.
Pas incidentit të parë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat e Kievit jashtë vendit që "urgjentisht" të forcojnë sigurinë dhe i kërkoi Spanjës të hetojë sulmin, tha një zëdhënës i ministrisë.
Qeveria ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me incidentin e dytë.
Ambasadori Pohoreltsev i tha TVE-së më vonë se ai po punonte si zakonisht në ambasadë "i pa frikësuar".
"Ne kemi udhëzime nga ministria në Ukrainë që duke pasur parasysh situatën të jemi të përgatitur për çdo lloj incidenti, çdo lloj aktiviteti rus jashtë vendit," tha ai.
Gjykata e Lartë e Spanjës ka hapur një hetim për sulmin si një rast i mundshëm terrorizmi, tha një burim gjyqësor./VOA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të...
Këtë të enjte (01.12) në Shtëpinë e Bardhë ka një program ...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-H...
Partia Komuniste kineze u zotua të godasë me vendosmëri at...
Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e so...
Mbrëmjen e sotme, Kosova është tronditur nga një krim,...
Në një qytezë të vogël në perëndim të Vinskonsit po përhap...
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimev...
Sipas një organizmi global të themeluar për të nxitur demo...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se është...
Një person raportohet se ka vrarë ish bashkëshorten e tij ...
Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha minist...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk k...
Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendos...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk ka ka...
Disa persona janë përleshur me policinë në qytetin kinez, Gu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar të mërku...
Nëna e një ushtari rus të kapur në Ukrainë tetë muaj m...
Zonja e parë e Ukrainës i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...