Senati miraton një ligj për të shmangur grevën e punonjësve të hekurudhave
Senati ndërmori një veprim të shpejtë për të shmangur një ...

Bashkimi Europian po i afrohet më shumë vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, një manovër e shumëpritur dhe komplekse politike dhe ekonomike. Masa ka për qëllim të vazhdojë rrjedhjen e naftës së Rusisë në tregjet globale, dhe njëkohësisht të kufizojë aftësinë e presidentit Vladimir Putin për të financuar luftën e tij në Ukrainë.
Vendet e Bashkimit Europian u përpoqën të arrinin një marrëveshje për këtë, pas këmbënguljes së Polonisë për të caktuar një çmim sa më të ulët për një fuçi të naftës ruse, thanë diplomatët të enjten. “Ende presim rezistencë nga Varshava”, tha një diplomat i BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti.
Oferta e fundit, e konfirmuar nga 3 diplomatë të BE-së, vjen përpara një afati për të vendosur çmimin e naftës me zbritje deri të hënën, kur një embargo europiane ndaj naftës së papërpunuar ruse dhe një ndalim për sigurimin e transportit për këto furnizime hyjnë në fuqi. Diplomatët folën në kushte anonimiteti pasi procesi ligjor për këtë çështje ende nuk ka përfunduar.
Shifra prej 60 dollarësh është një kufi afër çmimit aktual të naftës së papërpunuar të Rusisë, i cili ra këtë javë nën 60 dollarë për fuçi dhe ka për qëllim të parandalojë një reduktim të mëtejshëm të naftës ruse në tregun botëror pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të reja perëndimore ndaj Moskës.
Kjo është një zbritje e madhe duke marrë parasysh se nafta e papërpunuar të enjten tregtohej me një çmim prej 87 dollarësh për fuçi, por mund të jetë i pranueshëm për Moskën, pavarësisht se ajo e kundërshton idenë e vendosjes së një kufiri të tillë.
Nafta është burimi kryesor i të ardhurave financiare të Kremlinit dhe e ka mbajtur ekonominë ruse në këmbë deri më tani, pavarësisht ndalimit të eksporteve, sanksioneve dhe ngrirjes së aseteve të bankës qendrore ruse që hynë në fuqi pas fillimi të agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të këtij viti. Rusia eksporton afërsisht 5 milionë fuçi naftë në ditë.
Rreziqet e dështimit të vendosjes së kufirit të çmimit janë të mëdha dhe mund të dëmtojnë furnizimin e botës me naftë. Nëse dështon, Rusia mund të hakmerret duke ndaluar eksportin e naftës dhe çmimet e energjisë në mbarë botën mund të rriten në mënyrë drastike. Presidenti Putin ka thënë se nuk do të shesë naftë nëse vendosen kufizime ndaj çmimit të saj dhe do të hakmerrej ndaj vendeve që do ta zbatonin masën.
Konsumatorët amerikanë dhe evropianë mund të ndiejnë pasojat nga rritja e çmimit të karburantit dhe njerëzit në vendet në zhvillim mund të përballen me nivele më të larta të pasigurisë ushqimore./VOA
Senati ndërmori një veprim të shpejtë për të shmangur një ...
Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij francez...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëku...
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zb...
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë në qe...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemëri...
Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COV...
Gjermania thotë se do të mbështesë Ukrainën derisa të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Pesë luanë u arratisën muajin e kaluar nga rrethimi i ...
Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t'i m...
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Europian pritet të nisi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi të enjten krye...
Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë s...
Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339...
Nuk ka asnjë vend ku mund të jetë e sigurt nga xhelatët e ...
Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...