“Korrupsioni problem më i madh në rajon”/ Escobar mesazh politikës
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë në qendër të vëmendjes të BE-së dhe SHBA-së kohët e fundit.
Gabriel Escobar gjatë një intervsite për VOA ka folur për çështjen e reciprocitetit të targave, duke e quajtur të rëndësishme uljen e tensioneve mes dy vendeve.
“Ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë që në vend që të merremi me këto çështje individuale që krijojnë tension të menjëhershëm, që të gjitha duhet të përqendrohen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.
Escobar theksoi rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara për dialogun.
“Ky dialog i lehtësuar nga BE-ja ka një përfshirje shumë të fortë të palës amerikane. Pra, ne punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë evropianë në krijimin e zgjidhjeve që shpresojmë se do të funksionojnë për të dyja palët, që do të punojnë në një mënyrë evropiane që do të integrojë të dyja palët, që do të krijojë mundësi që ata të ecin përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe për të krijuar mundësi ekonomike edhe për rajonin”, tha ai.
Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Uashingtonit ndaj Kosovës.
“Përkushtimi ynë për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t'i braktisim ata. Pra, nëse kemi dallime taktike në qasjen se si ta bëjmë vendin të ecë përpara në këtë rrugë transatlantike, njerëzit duhet t'i shohin ato si dallime taktike dhe jo një ndryshim në qëndrimin amerikan ndaj vendit”, tha ai.
Zyrtari amerikan foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se marrëveshja për të duhet të zbatohet dhe se të dyja palët duhet të mendojnë për banorët e Veriut dhe perspektivën e tyre.
Escobar tha se plani franko-gjerman, ofron mundësi të jashtëzakonshme për krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme mes dy vendeve, por nuk pranoi të parashikonte nëse një marrëveshje mund të arrihet deri pranverën e ardhshme.
“A mund të realizohet ose jo deri në pranverën e ardhshme varet nga ritmi i negociatave dhe ritmi i takimeve, i cili nuk varet nga SHBA, por varet nga evropianët.Por unë mendoj se mund të fillojmë të shohim skeletin e një marrëveshjeje të dalë vitin e ardhshëm. Dhe unë do të doja ta shihja një gjë të tillë”, tha ai./ CNA.al
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemëri...
Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COV...
Gjermania thotë se do të mbështesë Ukrainën derisa të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg th...
Pesë luanë u arratisën muajin e kaluar nga rrethimi i ...
Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t'i m...
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Europian pritet të nisi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi të enjten krye...
Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë s...
Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339...
Nuk ka asnjë vend ku mund të jetë e sigurt nga xhelatët e ...
Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të...
Këtë të enjte (01.12) në Shtëpinë e Bardhë ka një program ...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-H...
Partia Komuniste kineze u zotua të godasë me vendosmëri at...
Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e so...
Mbrëmjen e sotme, Kosova është tronditur nga një krim,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...