Braktisja e fshatrave/ Kriza ekonomike nxit largimet masive
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje.
Ky reagim i Silanovska-Davkova-s vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.
Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi bie mbi të gjithë ne”.
Përmes një postimi në "Facebook", presidentja maqedonase tha se reagimet e shumta për incidentin gjatë kësaj ngjarjeje sportive, që ishte në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë të justifikuara.
“Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, për disa herë, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për incidentin e tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me ‘plumba urrejtjeje’ ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – por, na goditën të gjithëve, edhe veten, dhe jemi të turpëruar”, shkroi ajo.
Silanovska-Davkova kujtoi se në mes të korrikut kishte pasur fyerje raciste ndaj një futbollisti gjatë një ndeshjeje, duke shtuar se tifozët nuk nxorën mësimet e duhura nga kjo ngjarje.
“Loja nuk është betejë për jetë a vdekje, por një përballje kalorësiake drejt një fitoreje të merituar, që publiku pritet ta duartrokasë, ta mbështesë dhe ta inkurajojë – jo të fyejë apo të lëndojë”, tha ajo, duke shtuar se të gjithë duhet të respektojnë kundërshtarin gjatë ndeshjeve.
“Më lejoni të ju kujtoj se turpi nuk bie vetëm mbi ata që lëndojnë me fjalët e tyre, sepse ata prekin jo vetëm ata që janë në sallën sportive, por edhe ata që i dëgjojnë dhe i shohin”, shtoi presidentja maqedonase.
Ajo u bëri thirrje tifozëve të sportit që të shmangin gjuhën e ashpër.
Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë.
Për këtë incident hetime ka nisur edhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA). Kjo federatë tha më 4 gusht për Radion Evropa e Lirë se dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.
Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.
Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut - ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh - ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes. Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili dy ditë pas ndeshjes dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike”.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.
Ajo kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje.
Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./REL
Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të...
Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhëna...
Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas së ci...
Negociatat për një marrëveshje për pengjet dhe armëpushimi...
Qeveria e Rumanisë njoftoi sot se do të përdorë një paketë...
Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, kanë bërë n...
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një program p...
Mijëra banorë në shtetin juglindor të Australisë, Uellsin ...
Autoritetet amerikane thanë se dy persona u vranë dhe gjas...
Zjarrfikësit dhe banorët në Ponteceso, në provincën Coruna...
Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrup...
Azerbajxhani ka nisur zyrtarisht eksportin e gazit natyror...
Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, D...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon t...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij...
Një anije është përmbytur në brigjet e Jemenit duke lënë t...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i K...
Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor p...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...