Netanyahu do të kërkojë "pushtim të plotë" të Gazës, ndërsa bisedimet për armëpushim janë në ngërç
Negociatat për një marrëveshje për pengjet dhe armëpushimi...

Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas së cilës, aleatët europianë të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë raketat Patriot, për Ukrainën. Megjithëse Gjermania njoftoi së fundi se dy sisteme Patriot do të dërgohen së shpejti në Kiev, ende ka dyshime nëse kjo marrëveshje do t’ia japë Ukrainës atë që i nevojitet në muajt në vijim.
Marrëveshja, e shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik, është në thelb një vazhdim i mënyrës së veprimit që aleatët perëndimorë kanë ndjekur prej kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më shumë se tri vjet më parë: europianët i dërgojnë Kievit pajisje ushtarake që i kanë në dispozicion dhe më pas i zëvendësojnë ato me armë të reja – kryesisht amerikane.
Dallimi i madh tani është se europianët duhet t’i rrisin ndjeshëm dërgesat e armëve për Ukrainën, pasi administrata Trump deri më tani nuk ka dhënë ndonjë premtim të ri. (Dërgesat e premtuara gjatë administratës Biden, megjithatë, vazhdojnë ende.)
Deri në njëfarë mase, europianët e kanë rritur prodhimin për ta mbushur boshllëkun. Instituti Kiel, me bazë në Gjermani, thekson se për herë të parë që nga qershori 2022, Europa ka tejkaluar SHBA-në në ndihmën ushtarake për Ukrainën, me 72 miliardë euro, krahasuar me 65 miliardë euro nga Uashingtoni.
Çështja për Ukrainën dhe aleatët e saj është: sa i qëndrueshëm do të jetë ky mekanizëm? Në planin afatgjatë, europianët do të duhet të blejnë më shumë armë, pasi janë zotuar t’i shpenzojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2034, në samitin e NATO-s në Hagë në qershor.
Armët për Ukrainën do të jenë pjesë kyç e këtyre shpenzimeve.
Një diplomat nga një vend i BE-së, që foli në mënyrë anonime për Radion Evropa e Lirë, tha se marrëveshja e korrikut në Uashington është mënyra më e mirë për të mbajtur “amerikanët të angazhuar në Ukrainë në veçanti dhe në Europë në përgjithësi”, pasi Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë nga rritja e pritur e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen.
Dhe, ndonëse Europa është e prirë të investojë në sektorin e vet të mbrojtjes, një gjë e tillë do të kërkojë kohë. Udhëheqësit evropianë kanë vendosur që, të paktën përkohësisht, është më mirë të blejnë nga SHBA-ja.
“Është ose kjo, ose ta lëmë Ukrainën pa armë,” tha një zyrtar i NATO-s për REL-in, në kushte anonimiteti, pasi nuk është i autorizuar të flasë publikisht.
“Mendoj se në anën evropiane ka një vetëdije të dhimbshme që kjo duhet të ndodhë në një mënyrë apo tjetër”, shtoi ai.
Më 21 korrik, Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës – një aleancë prej më shumë se 50 shtetesh, përfshirë të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe disa partnerë joanëtare – u mblodh për herë të parë online që nga njoftimi i marrëveshjes në Uashington.
Në këtë takim, që ka qenë koordinatori kryesor i dërgesave të armëve perëndimore për Kievin, deri në shtatë vende shprehën interes për të blerë armë amerikane për Ukrainën. Këto përfshinin Kanadanë, Belgjikën, Gjermaninë, Holandën dhe disa shtete nordike.
Rezultati i takimit të Grupit të Kontaktit, i njohur gjithashtu si grupi Ramstein, ishte që Ukraina do të përgatiste një “listë të hollësishme dëshirash” për ato që i nevojiten, me theks të veçantë në mbrojtjen ajrore dhe municionet. NATO-ja, nga ana tjetër, do të ofrojë një vlerësim të kostos së këtyre pajisjeve ushtarake.
Më shumë qartësi priten kur grupi Ramstein të mblidhet sërish në vjeshtë, mbase për herë të parë në Ukrainë.
Pyetja kryesore tani është se sa shpejt mund të dorëzohen këto pajisje ushtarake në Ukrainë. Pritet që vendet evropiane ta furnizojnë atë me 2 milionë predha artilerie 155-milimetërshe këtë vit, dhe meqë Ukraina po fillon prodhimin e brendshëm me mbështetje financiare perëndimore, mungesa e shkaktuar nga ndalimi i eksporteve amerikane mund të mbulohet.
Por, për mbrojtjen ajrore, gjendja është më e ndërlikuar. Dhe, pikërisht këtu Ukraina ka ende nevojë për armë amerikane, veçanërisht për raketat tokë-ajër, Patriot.
Alternativa europiane ndaj sistemit amerikan Patriot, sistemi francezo-italian SAMP-T, i është dorëzuar Kievit. Roma njoftoi së fundmi se bateria e tretë do të dërgohet në vjeshtë. Por, sipas diplomatëve të NATO-s, prodhimi i interceptorëve të nevojshëm dhe i të gjithë konfigurimit të sistemit kërkon më shumë kohë krahasuar me Patriotët. Për më tepër, edhe vetë Kievi ka vënë në pikëpyetje ndikimin e sistemit europian.
Kur Trump dhe Rutte dolën para mediave për të shpallur marrëveshjen më 14 korrik, presidenti amerikan përmendi se 17 sisteme Patriot mund të përgatiten për t’u blerë për Ukrainën.
Javën e kaluar, Gjermania njoftoi se do të dërgojë dy bateri në Ukrainë së shpejti, por nuk është e qartë se nga do të vijnë sistemet e tjera. Aktualisht, gjashtë vende europiane – Gjermania, Greqia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Spanja – operojnë sisteme Patriot, por këto shtete druhen se dërgimi i tyre në Ukrainë mund t’i lërë të pambrojtura hapësirat e tyre ajrore.
Kompanitë Lockheed Martin dhe Raytheon, dy prodhuesit kryesorë të Patriotëve, po rrisin prodhimin për të përmbushur kërkesat evropiane, por Ukraina, e cila është nën sulme të vazhdueshme nga Rusia, me shumë gjasë nuk do t’i ndiejë përfitimet e kësaj rritjeje së shpejti./ REL
Negociatat për një marrëveshje për pengjet dhe armëpushimi...
Qeveria e Rumanisë njoftoi sot se do të përdorë një paketë...
Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, kanë bërë n...
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një program p...
Mijëra banorë në shtetin juglindor të Australisë, Uellsin ...
Autoritetet amerikane thanë se dy persona u vranë dhe gjas...
Zjarrfikësit dhe banorët në Ponteceso, në provincën Coruna...
Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrup...
Azerbajxhani ka nisur zyrtarisht eksportin e gazit natyror...
Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, D...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon t...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij...
Një anije është përmbytur në brigjet e Jemenit duke lënë t...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i K...
Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor p...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se videot e ...
Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka të Rusisë ka filluar ...
Papa Leo XIV u bëri thirrje këtë të diel më shumë se një m...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...