Ishte në të njëjtën qeli me të birin/ Ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...

Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar "përvetësim sistematik" të fondeve publike për ushtrinë, si dhe "marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe".
Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta - në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar - midis tyre, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, është edhe deputeti Oleksiy Kuznetsov. Ai i përket partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski.
30 për qind për ryshfet
Akuzat u referohen edhe disa punonjësve të tjerë të shërbimeve publike në nivel qyteti, si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Këta të fundit u pezulluan nga detyrat e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. Të dyshuarit, siç u tha, lidhën kontrata për blerjen e dronëve për luftën me çmime të tepruara, dhe më pas morën 30 për qind të shumës në formën e ryshfeteve.
Presidenti Zelenski deklaroi se është "mirënjohës" ndaj organeve antikorrupsion për punën e tyre.
"Nuk duhet të ketë tolerancë për korrupsionin, nevojitet bashkëpunim i qartë për të zbuluar ryshfetin - dhe në fund të fundit vendime të drejta për dënimin e tij", tha ai në kanalin e tij në "Telegram".
"Është e rëndësishme që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur". Ligji i sapomiratuar të enjten, ofron të gjitha mundësitë për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit.
Me këtë ligj parlamenti ukrainas rivendosi pavarësinë e Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit Kundër Korrupsionit. Përpara kësaj, me urdhër të Zelenskit, të dyja institucionet u vendosën nën juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kjo shkaktoi protesta në vend dhe kritika nga Bashkimi Europian javën e kaluar.
Ukraina dhe korrupsioni
Korrupsioni dhe shpërdorimi janë probleme të përhapura në Ukrainë. Që kur filloi pushtimi rus më shumë se tri vjet më parë, janë zbuluar disa raste korrupsioni në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Prandaj, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të zbatojë reforma nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Në Indeksin aktual të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende.
Ka dyshime edhe për zhdukjen në kanale të errëta të ndihmave perëndimore që i dërgohen Ukrainës për të luftuar Rusinë, por deri tani nuk është publikuar ndonjë rast konkret me përmasa të gjëra./DW
Azerbajxhani ka nisur zyrtarisht eksportin e gazit natyror...
Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, D...
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon t...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i dërguari i tij...
Një anije është përmbytur në brigjet e Jemenit duke lënë t...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i K...
Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor p...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se videot e ...
Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka të Rusisë ka filluar ...
Papa Leo XIV u bëri thirrje këtë të diel më shumë se një m...
Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa...
Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajr...
Një deputet ukrainas dhe zyrtarë të tjerë janë arrestuar p...
Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7%...
Një zjarr masiv në një depo nafte po shpërthen pranë vendp...
Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi kujde...
Numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali q...
Një zbulim i rrallë arkeologjik është kryer në zonën e Ulp...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...