Publikoi dokumentet sekrete/ Vazhdojnë pikëpyetjet pas arrestimit të të dyshuarit
Autoritetet amerikane arrestuan të enjten një 21-vjeçar që...

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim në Parlamentin e Irlandës në Dublin, duke u bërë udhëheqësi i katërt amerikan pas presidentëve John F. Kennedy, Ronald Reagan dhe Bill Clinton që u drejtohet ligjvënësve irlandezë. Presidenti Biden theksoi gjatë fjalimit në Parlamentin irlandez historinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Presidenti amerikan Joe Biden përmendi gjatë fjalimit në Parlament trashëgiminë e tij irlandeze dhe theksoi marrëdhëniet "e qëndrueshme" me Irlandën që filluan pas "themelimit të Shteteve të Bashkuara".
“Irlandezët ndihmuan në ndezjen e pishtarit të lirisë në vendin tim dhe ndezën shpirtin e tij revolucionar. Gjaku irlandez nga i gjithë ky ishull u derdh për pavarësinë e vendit tim”, tha ai.
Presidenti Biden vlerësoi mbështetjen e Dublinit për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni i Rusisë.
Irlanda, anëtare e Bashkimit Evropian, por jo e NATO-s, është ushtarakisht neutrale dhe ka dhënë mbështetje humanitare për Ukrainën.
Më herët, Presidenti Biden falënderoi kryeministrin irlandez Leo Varadkar për strehimin e gati 80 mijë refugjatëve ukrainas.
“Ne gjithashtu riafirmuam vendosmërinë tonë që Irlanda, Amerika dhe Evropa të jenë të bashkuara në mbështetjen e demokracisë dhe lirisë në botë, e cila po sulmohet në mënyra të ndryshme”, tha kryeministri irlandez.
Siç ka bërë gjatë gjithë vizitës, e cila filloi të martën në Belfast të Irlandës së Veriut, Presidenti Biden në fjalimin e tij theksoi mbështetjen për Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, e cila në vitin 1998 i dha fund konfliktit të përgjakshëm 30 vjeçar mes atyre që kërkonin bashkimin me Irlandën dhe atyre që këmbëngulnin që Irlanda e Veriut të mbetej pjesë e Britanisë së Madhe.
Presidenti Biden tha të enjten në Dublin, pasi i ra Kambanës së Paqes, se ai shpreson që në qeverinë e Irlandës së Veriut të rikthehet rregulli i ndarjes së pushtetit, i cili së fundmi është braktisur për shkak të grindjeve të brendshme politike, duke rrezikuar marrëveshjen e paqes.
Ai tha se Britania dhe Irlanda duhet të punojnë së bashku për të shmangur rikthimin e gjakderdhjes.
“Dhuna politike nuk duhet lejuar më kurrë të sundojë në këtë ishull”, tha ai.
Fjalimi i Presidentit Biden u prit me duartrokitje të forta nga ligjvënësit irlandezë.
"Ju keni treguar besim të palëkundur, vullnet dhe aftësi për të bashkuar njerëz me pikëpamje të ndryshme dhe shpesh kundërthënëse", tha Sean O Fearghail, kryetar i Parlamentit irlandez.
Fjalimi i tij u mirëprit edhe nga Mary Heaney, bashkëshortja e poetit të ndjerë irlandez Seamus Heaney, veprat e të cilit Biden i citon shpesh.
Kryeministri irlandez shtroi një darkë për Presidentin Biden në Kështjellën e Dublinit./ VOA
Autoritetet amerikane arrestuan të enjten një 21-vjeçar që...
Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje për s...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka rea...
Për herë të parë që nga fillimi i luftës ruse kundër U...
Për herë të parë Rusia është gati të prezantojnë proje...
Rusia tha të enjten tha se nuk do ta zgjasë përtej 18 ...
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të shkojë të enjten...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukrai...
SHBA-ja pretendon se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas në...
Koreja e Veriut lëshoi të enjten një raketë balistike ...
Presidenti amerikan Joe Biden u tha njerëzve të mbledh...
Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e t...
Zyrtarët ukrainas denoncuan të mërkurën Rusinë pas shfaqje...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e përfshirë në skandal...
Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflaci...
Austria refuzon vizat për shumicën e delegatëve rusë q...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtete...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...