Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

83 vjet pas sulmit të Gjermanisë së Hitlerit ndaj Polonisë më 1 shtator 1939 kryetari i partisë PiS (Partia për të Drejtën dhe Drejtësinë) që qeveris në Poloni, Jaroslav Kazhinsky, deklaroi bisedime me Berlinin për marrjen e zhdëmtimit human dhe material për humbjet e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore nga pushtimi gjerman nga viti 1939 deri më 1945.
Kazhinsky u shpreh duke folur gjatë prezantimit të ekspertizës, që është përpiluar nga një grup i ngritur më 2017 i përbërë nga parlamentarë polakë dhe ekspertë të jashtëm të autorizuar nga kreu i PiS. Në këtë dokument përllogariten humbjet polake në një vlerë prej më shumë se 6,2 miliardë zloty polak (rreth 1,3 miliardë euro).
Kazhinsky: I bëjmë kërkesë Gjermanisë të fillojmë bisedimet për reparacione
"Qëllimi është, që në një proces që mund të jetë i gjatë dhe i vështirë, ne të arrijmë reparacionin për të gjitha ato që i ka bërë Gjermania, shteti gjerman dhe kombi gjerman Polonisë", tha Kazhinsky të enjten (01.09.2022) në Varshavë në kështjellën mbretërore. Ky vend ka rëndësi simbolike, sepse rezidenca e mbretërve polakë në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore u dëmtua rëndë dhe arriti të rindërtohet në vitet 1970.

"Ne kemi marrë një vendim për mënyrën se si do të procedojmë më tej", tha Kazhinsky. „I bëjmë kërkesë Gjermanisë të fillojmë bisedimet për reparacione. Ekonomia gjermane mund ta përballojë këtë shumë, ajo nuk do të mbingarkohet në mënyrë disproporcionale me këtë. Ndaj ne e konsiderojmë si tërësisht realiste kërkesën tonë."
Politikani polak akuzon gjermanët, se nuk i kanë zbardhur krimet që kanë kryer në Poloni. Krimet gjermane në Luftën e Dytë Botërore asnjëherë nuk janë bërë komponent i ndërgjegjes së masave gjermane. "Qëllimi ynë është një rikonstruktim rrënjësor i ndërgjegjes së kombit gjerman", deklaroi Kazhinsky.
Në ekspertizën e përpiluar autorët e saj kanë regjistruar mbi 5,2 milionë polakë të vrarë nga gjermanët gjatë viteve të luftës, ndër ta bëjnë pjesë edhe shtetas me origjinë hebreje. Lidhur me këtë Kazhinsky i ofroi bisedime edhe Izraelit, nëse është i interesuar të marrë pjesë në negociatat me Berlinin. Hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore përbënin rreth 10 përqind të popullsisë polake.

"Politikë agresive antigjermane"
Qeveria gjermane e konsideron të zgjidhur përfundimisht ligjërisht çështjen e reparacioneve – por pranon nga ana tjetër përgjegjësinë morale të Gjermanisë. "PiS e di, që nuk do të ketë pagesa reparacionesh, pavarësisht se kush qeveris në Berlin", thotë i ngarkuari i qeverisë gjermane për Poloninë Dietmar Nietan, në numrin e fundit të revistës „Përpara" të partisë socialdemokrate. Një padi nuk do të kishte shans për sukses në asnjë gjykatë të botës, shprehet ai.
Ne duhet tani t reagojmë duke e trajtuar në mënyrë proaktive politikisht këtë temë, thekson ai më tej. Politikani socialdemokrat e akuzon PiS për „një politikë agresive antigjermane". Edhe partia kristiandemokrate në opozitë, CDU, e mbështet pozicionin e qeverisë, sipas së cilë tashmë nuk ka bazë ligjore për negociata mbi reparacione të luftës me Poloninë./DW
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29....
Për momentin, kompania ruse energjetike "Gazprom" nuk do t...
Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presid...
Vdekja e udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi...
Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë f...
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier ...
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...