Putini i bën homazhe Gorbaçovit në spital, por nuk do të marrë pjesë në funeral
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...

Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm deklaratën e Departamentit të Drejtësisë në mbrëmjen e së martës, ku thekohet se kontrolli i FBI-së në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, u krye pasi dyshohej se dokumente sekrete të qeverisë amerikane ishin "fshehur dhe hequr" për të penguar hetimin. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Cindy Saine, njofton.
Një fotografi e publikuar bashkë me një dosje të Departamentit të Drejtësisë tregon dokumente të klasifikuara të shpërndara në dyshemenë e një zyre në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, ku shihet qartë se për çfarë dokumente të rëndësishme, të klasifikuara si “tepër sekret” bëhet fjalë, thotë një eksperte për "Zërin e Amerikës".
((Kimberly Wehle, American University Law Professor)) ((Skype Courtesy))
“Dokumentet që shihen në fotografi, duken qartë se janë të etiketuara me shkronja portokalli se janë informacione sekrete. Ish-presidenti ka argumentuar ose sugjeruar se ai i kishte deklasifikuar ato. Por ato nuk kanë shenjën e deklasifikimit. Dhe sigurisht pa atë shenjë, pa atë dallim, i gjithë argumenti nuk është bindës, pasi njerëzit duhet të dinë çfarë është sekrete dhe çfarë jo”, thotë Kimberly Wehle, profesore e drejtësisë në universitetin amerikan.
Kontrolli i paparalajmëruar i FBI-së më 8 gusht në Mar-a-Lago erdhi pasi një nga avokatët e zotit Trump kishte njoftuar autoritetet në qershor, se të gjitha dokumentet e klasifikuara ishin kthyer. Departamenti i Drejtësisë tha se avokati i Trumpit, që kishte bërë këtë pohim, “nuk i kishte lejuar zyrtarët në qershor që të hapnin, ose të shikonin, se çfarë përmbanin kutitë që mbetën në Mar-a-Lago, duke mos i dhënë asnjë mundësi qeverisë të konfirmonte nëse kishin mbetur dokumente të tjera me shenjën “sekret” në banesë”.
Një tjetër ekspert shpjegon përse ky mund të jetë një problem i madh për Trumpin dhe avokatët e tij.
((Bradley P. Moss, National Security Attorney)) ((Skype Courtesy))
“Ajo që e rëndon situatën më tej dhe që për mendimin tim mund të rezultojë në ngritjen e një aktakuze, ishte kundërshtimi, fshehja dhe pengimi i autoriteteve. Shpërndarja e dokumentave në të gjithë Mar-a-Lagon, njoftimi zyrtar tek FBI-ja në qershor se nuk kishte dokumenta të tjera dhe fakti që FBI-ja arriti të identifikojë me prova se kishte më shumë dokumenta dhe se ekipi i Trumpit po i fshihte ato, e rëndojnë situatën”.
Zoti Moss i tha "Zërit të Amerikës" se ai beson se zoti Trump mund të përballet me akuza penale për dokumentat, por ai nuk mendon se një aktakuzë është e pashmangshme.
((Bradley P. Moss, National Security Attorney)) ((Skype Courtesy))
“Aktakuza nuk ngrihet nëse nuk ke një çështje të fortë dhe nuk i ke të gjitha provat. Nuk mendoj se janë ende në atë pikë, por besoj se do të jenë brenda pak muajsh”.
Departamenti i Drejtësisë ka të ngjarë të marrë në konsideratë implikimet politike të ngritjes së akuzave ndaj një ish-presidenti, por nga ana tjetër ka shqetësime të sigurisë kombëtare, thotë ekspertja Wehle.
((Kimberly Wehle, American University Law Professor)) ((Skype Courtesy))
“Gjëja më e rëndësishme përpara FBI-së dhe me sa duket CIA-s dhe pjesëve të tjera të aparatit të sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara është, ‘sa të kompromentuar jemi? Sa serioze është kjo shkelje? A ka hequr Donald Trumpi dokumente nga Mar-a-Lago? A ka dokumente shtesë për të cilat nuk i dimë, që ai ende i ka?’ Dhe pyetja e madhe: A u mundësoi ai qasje kundërshtarëve tanë të huaj?”
Ish presidenti ka mohuar të ketë bërë shkelje, por nuk ka shpjeguar përse mori kaq shumë dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë. Në postimet në rrjetet sociale, ai ka sulmuar Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në, duke thënë pa asnjë provë se kontrolli në shtëpinë e tij ishte i motivuar politikisht.
((NAT SOUND JOE BIDEN))
"Now it's sickening to see the new attacks on the FBI.”
Presidenti Joe Biden i ka dënuar sulmet që disa republikanë kanë bërë FBI-së, duke thënë se ata janë agjentë të zbatimit të ligjit, jetët e të cilëve po rrezikohen thjesht sepse po bëjnë punën e tyre. Presidenti Biden ka thënë gjithashtu se do t'ia lërë hetimin e dokumenteve të Trumpit tërësisht në dorë të Departamentit të Drejtësisë./voa
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e s...
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...