Megaoperacion kundër “Ndraghetës”/ Mbi 200 urdhër arreste, sekuestrohen mbi 72 milionë euro pasuri
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...

LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës në Rusi, dhe ndër kritiket e pakta të luftës së Moskës në Ukrainë, ka thënë se shefi i saj ka vdekur pas një “sëmundjeje serioze”.
Kjo deklaratë ka ardhur pas raportimeve të mediave lokale se Ravil Maganov, 67-vjeçar, ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë dhe ka vdekur.
Agjencia ruse e lajmeve, "TASS", ka cituar një zyrtar për zbatim të ligjit të ketë thënë se Maganov ka kryer vetëvrasje nga kati i gjashtë i spitalit, pasi është pranuar në të për shkak të sulmit në zemër.
Faqja tjetër e lajmeve, "RBK", ka thënë se policia është duke hetuar mundësinë e vetëvrasjes.
Maganov ka punuar për Lukoil prej fillimit të viteve 1990 dhe konsiderohet besnik i Kremlinit.
Megjithatë, LUKoil ka treguar pakënaqësitë e veta në muajin mars – pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – duke u bërë ndër kompanitë e pakta që ka dënuar luftën.
Kjo kompani po ashtu ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundur.
Në deklaratën e kompanisë LUKoil nuk janë dhënë hollësi tjera për vdekjen e Maganovit.
Vdekja e tij raportohet në kohën e disa vdekjeve tjera misterioze të sipërmarrësve rusë.

Në muajin maj, mediat ruse kanë raportuar se një ish-menaxher i kompanisë LUKoil, Aleksandr Subbotin, është gjendur i vdekur në podrumin e një shtëpie afër Moskës.
Sipas burimeve, pronari i shtëpisë ku është gjetur trupi i miliarderit, ka thënë se Subbotin ka shkuar në shtëpi nën ndikim të alkoolit dhe drogave.
Disa javë më parë, Vagit Alekperov, themelues dhe bashkëpronar i kompanisë LUKoil, ka dhënë dorëheqje, pasi ai dhe manjatë tjerë rusë, janë sanksionuar nga Australia dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkak të luftës në Ukrainë.
Ditën e njëjtë, mediat kanë raportuar se një ish-menaxher i kompanisë ruse të gazit, Novatek, Sergei Protosenya, gruaja e tij dhe vajza, janë gjendur të vdekur në një vilë të marrë me qira afër Barcelonës.
Edhe sipërmarrës tjerë biznesorë në Rusi janë gjendur të vdekur kohën e fundit, në rrethana të paqarta.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ REL
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e s...
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në P...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...