Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit republikanë që mbështesin lëvizjen e ish-Presidentit Trump dhe që kanë refuzuar të dënojnë sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe që tashmë sulmojnë FBI-në. Presidenti Biden po përpiqet t’i portretizojë demokratët si mbështetësit e vërtetë të agjencive të zbatimit të ligjit, ndërkohë që po afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor.
Gjatë fjalimit që ishte paraqitur fillimisht si në lidhje me përpjekjet për parandalimin e krimit, Presidenti Biden përmendi komentet e aleatëve të ish-Presidentit Donald Trump, të cilët kanë bërë thirrje për shkurtimin e fondeve të FBI-së, që nga momenti kur agjencia zbatoi një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit në Florida. Fjalimi i Presidentit Biden është mbrojtja e parë domethënëse që ai i ka bërë FBI-së që nga kontrolli i 8 gushtit në Mar-a-Lago, që ngjalli jo vetëm kritika të ashpra ndaj agjencisë, por edhe kërcënime për dhunë ndaj punonjësve të saj.
“Është e neveritshme të shikosh sulmet e reja ndaj FBI-së, kërcënimin me jetë të zbatuesve të ligjit dhe familjarëve të tyre, për shkak se thjesht zbatuan ligjin dhe bënë punën e tyre”, tha Presidenti Biden përpara një turme të mbledhur në Universitetin Wilkes në Pensilvani.
Ky është dukshëm një ndryshim takti nga Presidenti Biden, i cili i është shmangur komenteve të zgjeruara për strukturat hetimore të Departamentit të Drejtësisë, që kur agjentët federalë bënë kontrollin në rezidencën e ish-Presidentit Trump. Megjithëse nuk ja përmendi emrin, Presidenti Biden u duk se veçoi komentet e bëra rishtazi nga Senatori republikan Lindsey Graham, i cili paralajmëroi për “trazira nëpër rrugë”, nëse ish-Presidenti Trump do të përballej me akuza penale.
“Ideja që ndez televizorin dhe shikon senatorë dhe ligjvënës kryesorë duke thënë se ‘nëse ndodh kjo apo jo, do të ketë gjak nëpër rrugë’? Ku dreqin jemi?”, tha Presidenti Biden.
Fjalimi i së martës ishte vazhdimësi e retorikës së fortë të Presidentit Biden ndaj Partisë Republikane, ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit, dhe ndërsa demokratët po përjetojnë një mjedis më të çelët politik, të inkurajuar nga arritje domethënëse legjislative dhe një nivel miratimi për presidentin që ka filluar një orientim të lehtë drejt rritjes. Gjatë një tubimi politik javën e kaluar në rrethinat e Uashingtonit, Presidenti Biden krahasoi ideologjinë republikane me një “gjysmë-fashizëm”. Ai pritet të mbajë të enjten në Filadelfia një fjalim të përqëndruar tek demokracia, fjalim për të cilin Shtëpia e Bardhë ka thënë se “do ta bëjë të qartë” se kush po lufton për vlerat demokratike.
Siç ka vepruar edhe më parë, Presidenti Biden kritikoi të martën zyrtarët republikanë që kanë refuzuar të denoncojnë pjesëmarrësit në trazirat pro-Trump që hynë me forcë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara rreth 20 muaj më parë. Duke iu referuar slloganit të ish-Presidentit Trump “Ta Bëjmë Amerikën Sërish Madhështore – MAGA”, Presidenti Biden tha: “Lejomëni t’u them këtë gjë miqve të mi republikanë MAGA në Kongres: Mos më thoni se mbështesni zbatimin e ligjit, nëse nuk dënoni atë çfarë ndodhi në datën 6”./VOA
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në P...
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar thirrje për 160 mil...
Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transpar...
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Europian për të ...
Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Pol...
Kleriku shiit me ndikim në Irak, Moqtada al-Sadr, u bë...
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernand...
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e n...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dh...
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...