Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Europian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë. Nga Praga, zoti Scholz tha se Bashkimi Europian duhet të jetë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të hënën vendeve të Bashkimit Europian që të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.
Në një fjalim në Universitetin “Charles” në Pragë, zoti Scholz tha se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerimin, vendime këto që kërkojë votime në unanimitet.
Sipas tij agresioni rus në Ukrainë është një thirrje që Bashkimi Europian duhet të zgjohet dhe të ndryshojë mënyrën se si merr vendime. E sa i përket zgjerimit, Kancelari gjerman tha se është pro mbështetjes për Ballkanin Perëndimor.
“Unë jam i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen edhe Gjeorgjinë. Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitet brenda Europës dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Këshilli Europian i dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor dhe siguroi perspektivën europiane për Gjeorgjinë. Tani është një çështje që të merren seriozisht premtimet për anëtarësim. Vendet kandidate meritojnë mbështetje të vazhdueshme në rrugën e tyre për t'u kualifikuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gati 20 vjet që presin anëtarësimin”, tha kancelari gjerman.
Ndërsa Europa mbetet pas rivalëve globalë kur bëhet fjalë për dixhitalizimin dhe eksplorimin e hapësirës, zoti Scholz tha se BE-ja mund të bëhet një udhëheqës global në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër që do ta ndihmonte gjithashtu të bëhej më pak e varur nga furnizuesit e huaj të energjisë. Gjermania, e cila deri vonë ka mbetur prapa vendeve të tjera të NATO-s përsa i përket shpenzimeve ushtarake, planifikon të investojë shumë në mbrojtjen e saj ajrore në vitet e ardhshme.
Në fjalimin e tij, kancelari Scholz përmendi në mënyrë të përsëritur kërcënimin e paraqitur ndaj BE-së nga Rusia
“Çdo përçarje mes nesh, çdo dobësi, do të përdoret nga Vladimir Putini. Ne duhet të mbyllim konfliktet e vjetra dhe të gjejmë zgjidhje”, tha kancelari gjerman.
Sipas analistëve fjalimi u zotit Scholz iu bën jehonë propozimeve të bëra muajt e fundit nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili propozon që vendimet në bllokun evropian të merren me dy të tretat e votave dhe vendet e vogla thonë se këto ndryshime mund të anashkalojnë shqetësimet e tyre.
Propozimet e tij thonë analistët ka të ngjarë të pranohen me kujdes nga vendet më të vogla, që kanë frikë nga reformimi i proceseve të vështira vendimmarrëse të BE-së.
Tensionet janë ndezur gjithashtu vitet e fundit midis Komisionit Europian dhe qeverive të Hungarisë dhe Polonisë, me Brukselin që i akuzon ato vende për shkelje të vlerave themelore të bllokut dhe parimit të sundimit të ligjit./ VOA
Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i ...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e mbrojtjes së...
Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore...
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – ...
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Një gjykatëse federale në Florida po i kërkon Departam...
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dn...
Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia...
Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një para...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokume...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se...
Kyriakos Mitsotakis pranon se përgjimi i politikanit t...
14 nga 15 kutitë e marra më herët këtë vit nga reziden...
Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen ...
Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...