Përmbytje të furishme në Pakistan/ Mbi një mijë viktima, miliona shtëpi të shkatërruara
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...

Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – në korrik rritja ishte 8,9 për qind krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa më e zbutur nga ndërhyrja e shtetit duke shënuar kuotën e 7,5 për qind. Por pavarësisht skontos për çmimin e karburantit dhe aplikimit të abonesë mujore prej 9 eurosh për shërbimin e qarkullimit urban, në shtator duhet të rriten edhe pagat. Shumë sektorë të shërbimeve – si p.sh. floktoret do të detyrohen që koston e energjisë ta reflektojnë me rritjen e çmimit për shërbimet. Këtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve të kostove të objekteve për vitin në vazhdim gjatë vitit të ardhshëm, kur qiramarrësit të dërgojnë faturat për vitin 2022.
Pra, definitivisht nuk ka shenja për përmirësim. Edhe çmimet e prodhimit (çmimi që një prodhues kërkon për produktin e tij, si p.sh. fermeri nga tregtari) do të rriten ndjeshëm. Ekspertët që kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove në planin vjetor do të ngadalësohej, tani e kanë kuptuar që janë gabuar. Shtrenjtimi është me rreth 37,2 për qind pas një rritjeje rreth 32,7 për qind në qershor, pra kemi një diferencë prej 5,3 për qind rritjeje në harkun kohor të një muaji. Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen fuqishëm të kostos së energjisë, që krahasuar me një vit më parë është rritur 105 për qind. Gazi natyror është 164 për qind më i shtrenjtë se një vit më parë, energjia elektrike 125 për qind më e shtrenjtë dhe çmimi për produktet minerare është rritur gati 42 për qind. Këta janë faktorët kryesorë.
A është tejkaluar pika kulmore?

Nëse i kalkulon të gjitha këto së bashku, rezulton që rritja e çmimit të produkteve është plot 14 për qind. Kjo është një kuotë e lartë e rritjes, por tendenca megjithatë është konstante, mendon Ralph Solveen, ekspert i koniunkturës në Commerzbank. Kjo për faktin se lëndë të para të caktuara si p.sh. çeliku, kanë shënuar rënie të çmimit. Kjo le të kuptohet se me gjasë në muajt e ardhshëm është arritur piku. Ai e vlerëson këtë si „një sinjal të parë të moderuar, që gjatë vitit të ardhshëm sërish mund të ketë një kuotë pak më të ulët të rritjes së çmimeve".
Ekonomistët gjithsesi llogarisin me një rritje të mëtejshme të çmimeve, me nëntë për qind ose edhe më shumë. "Por kjo nuk do të thotë, se e gjitha ishte vetëm një shpërthim kalimtar," paralajmëron Solveen. "Ne parashikojmë më shumë, se kuota e inflacionit pas kësaj do të mbetet e qëndrueshme mbi dy për qind, pra do të kemi edhe më tej një fazë inflacioni të lartë." Një inflacion që do të vazhdojë ta tejkalojë stabilitetin e çmimeve që po ndjek Banka Qendrore Europiane (EQB). Ky objektiv ka prioritet të lartë, thuhet vazhdimisht nga përfaqësuesit e bankës së rezervave.
Mbrojtësit e monedhës në udhëkryq

BQE në korrik për herë të parë që prej njëmbëdhjetë vjetësh e rriti sërish normën orientuese të interesit. Për seancën tjetër vëzhguesit llogarisin me hapin pasues, me gjasë rritjen sërish me rreth 50 pikë bazë. "Ne parashikojmë, që hapi pasues pritet në shtator, e kjo nuk do të jetë masa e fundit, por BQE do të vazhdojë rritjen e normës së interesit edhe gjatë vitit të ardhshëm për të qenë e sigurtë, që kuota e inflacionit sërish të futet në shtegun e rënies", thotë Michael Holstein, kryeekonomist i Bankës Qendrore Gjermane. Megjithatë, me gjasë në dimër ekonomia do të bjerë në një recesion, druan ekonomisti Solveen.
Edhe qytetarët duhet të përgatiten për rritjen aktuale të çmimeve të produkteve për konsumatorin. Në korrik rritja e çmimeve për ushqimet ishte me 21 për qind krahasuar me një vit më parë. Këtë rritje prodhuesit do t'ua pasojnë konsumatorëve me rritjen e çmimit të shitjes. Një gjë e tillë jo gjithmonë bëhet me transparencë, vëren Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. Sepse gjithnjë e më shumë prodhues përdorin truke: Ata zvogëlojnë përmbajtjen brenda ambalazhimit, pra shesin më pak sasi me të njëjtin çmim. Kjo dukuri quhet shrinkflacion në anglisht. Këtë dukuri e hulumton prej vitesh Armin Valet nga Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. E pikërisht tani janë shtuar ankesat e konsumatorëve. Sepse rritja e çmimeve kamuflohet dhe rritja faktike është rreth njëmbëdhjetë deri në 33 për qind.

Këto kamuflime përmes ambalazhit dhe pakësimit të sasisë deri më sot kanë ndodhur kryesisht në produktet e firmave, por gjithnjë e më shumë tregtarët po rrisin çmimin e po pakësojnë sasinë edhe për produktet e serive të tyre, që normalisht janë me çmim të moderuar. Kryesisht dukuria e shrinkflacionit haset në produktet e konsumit si ëmbëlsira apo snacks, por jo në produktet bazë. "Një litër qumësht është faktikisht një litër qumësht", thotë Valet. Ai parashikon që kjo tendencë do të vazhdojë edhe për njëfarë kohe me të njëjtën dinamikë: "Kjo me siguri që do të na preokupojë edhe në vjeshtë e në dimër", thotë ai./DW
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Një gjykatëse federale në Florida po i kërkon Departam...
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dn...
Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia...
Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një para...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokume...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se...
Kyriakos Mitsotakis pranon se përgjimi i politikanit t...
14 nga 15 kutitë e marra më herët këtë vit nga reziden...
Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen ...
Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare ...
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një vari...
Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pava...
Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), T...
“The Guardian” ka publikuar së fundi një shkrim për ba...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...