Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i fuqishëm mysliman shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të largohej nga politika, duke nxitur besnikët e tij të sulmojnë një kompleks qeveritar në Bagdad dhe të përleshjen me grupet rivale shiite.
Të rinjtë besnikë të Sadr-it sulmuan selinë e qeverisë në Zonën e Gjelbër të sigurt të Bagdadit, dikur pallat i diktatorit Sadam Husein, dhe dolën në rrugë jashtë zonës ku u përleshën me mbështetësit e grupeve rivale të mbështetura nga Teherani.
Ndërsa të shtënat me armë u dëgjuan mbi kryeqytet, disa njerëz u panë duke gjuajtur me armë drejt radhëve të mbështetësve të Sadr-it, thanë dëshmitarët, ndërsa të tjerë qëlluan në ajër në një vend ku armët qarkullojnë me shumicë pas vitesh konflikti dhe trazirash. Mbështetësit e grupeve rivale gjithashtu hodhën gurë drejt njëri-tjetrit. Kleriku i fuqishëm mysliman shiit i Irakut, Moqtada al-Sadr tha të hënën se ai do të largohej nga politika dhe do të mbyllte institucionet e tij në përgjigje të një ngërçi të vështirë politik, një vendim ky që mund të nxisë paqëndrueshmëri.
"Njoftoj tërheqjen time përfundimtare," tha Sadr në një deklaratë të postuar në "Twitter", duke kritikuar udhëheqësit politikë shiitë për dështimin për t'iu përgjigjur thirrjeve të tij për reforma.

Ai nuk dha hollësi rreth mbylljes së zyrave të tij, por tha se institucionet kulturore dhe fetare do të qëndrojnë të hapura.
Sadr ka njoftuar edhe më parë tërheqje nga politika apo qeveria dhe shpërbërjen e milicive besnike ndaj tij, por ruan kontroll të gjerë mbi institucionet shtetërore dhe ka ende një grup paraushtarak me mijëra anëtarë.
Ai shpesh i është kthyer aktivitetit politik pas njoftimeve të ngjashme, megjithëse ngërçi aktual politik në Irak duket më i vështirë për t'u zgjidhur se periudhat e mëparshme të mosfunksionimit.
Ngërçi aktual midis Sadrit dhe rivalëve shiitë ka krijuar periudhën më të gjatë pa qeveri në Irak.
Partia e Sadr-it, Blloku Sadrist, doli e para në zgjedhjet e tetorit, por ai tërhoqi ligjvënësit e tij nga parlamenti në qershor pasi dështoi të formonte një qeveri sipas zgjedhjes së tij - një qeveri ku ai kërcënoi të përjashtonte rivalët e fuqishëm shiitë pranë Iranit.
Mbështetësit e klerikut më pas sulmuan zonën e qeverisë qendrore të Bagdadit. Qysh atëherë, ata kanë pushtuar parlamentin, duke ndaluar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe kryeministrit të ri.
Sadr tani këmbëngul për zgjedhje të parakohshme dhe shpërndarjen e parlamentit. Ai thotë se asnjë politikan që ka qenë në pushtet që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2003 nuk mund të mbajë post.
Aleati i Sadr-it, Mustafa al-Kadhimi mbetet kryeministër i përkohshëm.
Njoftimi i së hënës ngriti shqetësimet se mbështetësit e Sadrit mund të përshkallëzojnë protestat pa udhëheqësin e tyre që t'i kontrollojë nga afër, gjë që mund të destabilizojë më tej Irakun.
Vendi është munduar të rimëkëmbet që nga disfata e Shtetit Islamik në vitin 2017, ndërsa partitë politike janë grindur për pushtet dhe pasurinë e madhe të naftës që zotërohet nga Iraku, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut./ VOA
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e mbrojtjes së...
Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore...
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – ...
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Një gjykatëse federale në Florida po i kërkon Departam...
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dn...
Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia...
Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një para...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokume...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se...
Kyriakos Mitsotakis pranon se përgjimi i politikanit t...
14 nga 15 kutitë e marra më herët këtë vit nga reziden...
Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen ...
Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare ...
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një vari...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...