BE-ja, e ndarë për ndalimin e vizave për rusët
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...

Kleriku shiit me ndikim në Irak, Moqtada al-Sadr, u bëri thirrje të martën pasuesve të tij që t’u jepnin fund protestave në qendër të Bagdadit dhe u kërkoi falje irakianëve pasi të paktën 23 persona u vranë në përleshjet mes grupeve rivale myslimane shiite.
"Ky nuk është revolucion, sepse ka humbur karakterin e tij paqësor. Derdhja e gjakut irakian është e ndaluar", tha kleriku al-Sadr.
Ai u dha një orë afat përkrahësve të tij, që të largoheshin nga protestat në Zonën e Gjelbër të fortifikuar në qendër të Bagdadit, ku ata prej javësh kanë hyrë në selinë e parlamentit.
"Brenda 60 minutash, nëse Lëvizja Sadriste nuk tërhiqet, përfshirë edhe protestën në parlament, atëherë unë do të largohem nga lëvizja," tha ai.
Fjalimi i tij erdhi një ditë pasi dhuna më e rëndë në kryeqytetin irakian prej vitesh bëri që Irani fqinj të mbyllte kufirin dhe të ndalonte fluturimet për në Irak.
Përplasjet e së hënës në mes të fraksioneve rivale të shumicës myslimane shiite të Irakut pasojnë 10 muaj bllokimi politik që nga zgjedhjet parlamentare të tetorit, gjë që ka ngjallur frikë për përshkallëzim trazirash.
Al-Sadr doli si fituesi kryesor në zgjedhje, por dështoi në përpjekjet për të formuar një qeveri me partitë sunite dhe ato kurde, duke përjashtuar grupet shiite të mbështetura nga Irani.
Dhuna e kësaj jave shpërtheu pasi ai tha se po tërhiqej nga të gjitha angazhimet politike - një vendim që ai tha se e merrte si përgjigje ndaj dështimit të udhëheqësve dhe partive të tjera shiite për të reformuar një sistem qeverisës që ai e cilësoi të korruptuar dhe të kalbur.
Më herët të martën, militantët qëlluan me raketa në Zonën e Gjelbër dhe persona të armatosur qarkullonin në kamionë duke mbajtur mitralozë dhe granatahedhës.
Një zyrtar i qeverisë irakiane, duke folur në kushte anonimiteti, tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të vendosnin kontroll.
"Qeveria është e pafuqishme ta ndalojë këtë, sepse edhe ushtria është e ndarë mes besnikëve të Iranit dhe Sadristëve," tha zyrtari.
Ushtria irakiane shpalli një ndalim-qarkullimi në gjithë vendin dhe u kërkoi protestuesve të largoheshin nga Zona e Gjelbër, ndërsa Shtetet e Bashkuara i cilësuan trazirat si shqetësuese, si edhe bënë thirrje për dialog për të lehtësuar problemet politike të Irakut.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Uashingtoni nuk e sheh të nevojshme për momentin të evakuojë personelin e ambasadës në Zonën e Gjelbër të Bagdadit./ VOA
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernand...
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e n...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dh...
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i ...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e mbrojtjes së...
Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore...
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – ...
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...