Më shumë se 50.000 ushtarë/ Rusia përgatit manovra
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të "Zërit të Amerikës" një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.
Marrëveshja e arritur të shtunën pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohej nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtonin nëpër Serbi në dhjetë vitet e fundit.
“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për "Zërin e Amerikës".
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të shtunën se “Serbia kishte rënë dakord të shfuqizonte dokumentet hyrëse/dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”.
Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë shpresojnë që Kosova dhe Serbia të kenë një qasje konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjen e targave të makinave./voa
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i ...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA-së e mbrojtjes së...
Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore...
Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – ...
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakis...
Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë prob...
Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës ...
Provinca Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakista...
Ministrat e Bashkimit Europian pritet që të mbështesin...
Një gjykatëse federale në Florida po i kërkon Departam...
Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dn...
Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia...
Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një para...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokume...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...