E shkuara kriminale e të dyshuarve për përdhunimin e 11-vjeçares
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...

Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ministria e Financave të Maqedonisë së Veriut nënshkruan të martën një Marrëveshje për partneritet zhvillimor që parashikon një ndihmë amerikane prej 10.3 milionë dollarësh për mbështetjen e shoqërisë demokratike dhe ekonomisë konkurruese të Maqedonisë së Veriut. Një pjesë e madhe e ndihmës do të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit, përgjegjësinë dhe llogaridhënien si dhe angazhimin e të rinjve në marrjen e rolit aktiv në zhvillimet brenda vendit.
Ndihma financiare amerikane për Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjes për partneritet zhvillimor deri në fund të vitit do të arrijë në 22.1 milionë dollarë, si pjesë e shumës prej 56.6 milionë dollarësh për pesë vitet e ardhshme. Ndihma ka për qëllim shtimin e investimit në fusha si rritja ekonomike, përmirësimi i konkurrencës, zvogëlimin e pengesave për shpenzimet në tregjet euro-atlantike dhe përmirësimi i sigurisë energjetike.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se kjo mbështetje amerikane është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin e tij në këtë kohë krize kur agresioni rus në Ukrainë po sfidon tregjet energjetike në Europë dhe në Ballkan.
Ambasadorja amerikane Kate Mary Byrnes thesoi se që nga pavarësia më 1991, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në synimet e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë një shtet i qeverisur në mënyrë demokratike, i bazuar tek sundimi i ligjit dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Ambasadorja tha se e ardhmja është me plotë sfida.
“Çështjet si mungesa e përgjegjësisë dhe transparencës, nepotizmit dhe mosfunksiomi institucional mund të pengojnë përparimin e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ajo.
“E dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike dhe mundësitë e të rinjëve. Drejtuesit qeveritarë duhet të përmbushin pritshmëritë publike dhe të çojnë përpara reformat sistemore nga të cilat do të përfitojnë qytetarët dhe që do të plotësojnë standardet për anëtarësim në BE”, tha ambasadorja duke theksuar se një Maqedoni e Veriut e fuqishme demokratike dhe gjithpërfshirëse është sinjal i sigurisë dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor.
Drejtorja e re e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, Jeri Dible tha se kjo agjenci këtë vit po shënon tridhjetëvjetorin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa vuri në dukje se ndihma e re duhet të përqendrohet, mes tjerash tek ballafaqimi me korrupsionin dhe ngritjen e kulturës së llogaridhënies.
“Me këtë marrëveshje të dy palët zotohen për investime të përbashkëta për të siguruar shkëmbime dhe burime njerëzore dhe monetare për të punuar së bashku në arritjen e synimeve zhvillimore”, tha zonja Dible.
Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndëkombëtar i kanë dhënë vendit ndihma me vlerë prej rreth 900 milionë dollarësh. Shkupi dhe Uashingtoni e filluan thellimin e dialogut ‘strategjik’ në muajin qershor të këtij viti, ndërsa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./ VOA
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në P...
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar thirrje për 160 mil...
Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transpar...
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Europian për të ...
Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Pol...
Kleriku shiit me ndikim në Irak, Moqtada al-Sadr, u bë...
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernand...
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e n...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dh...
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkusht...
Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i ...
Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...