Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e saj të re drejt Hënës në një fluturim provë, pasi problemet me motorin ndalën nisjen më herët këtë javë.
Drejtuesit thanë të martën se po ndryshojnë procedurat e furnizimit me karburant. Një sensor difektoz gjithashtu mund të jetë bërë shkak për braktisjen e lëshimit të së hënës, vunë në dukje ata.
Raketa 98 metra e gjatë - më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA - mbetet në platformën e saj në Qendrën Hapësinore Kennedy, me një kapsulë ekuipazhi të zbrazët.
Raketa “Space Launch System” do të përpiqet ta dërgojë kapsulën përreth Hënës dhe ta rikthejë në Tokë. Askush nuk do të jetë në bord, përveç tre manekinëve të provës. Nëse del me sukses, kjo do të jetë kapsula e parë që do të fluturojë në Hënë që nga koha e programit të NASA-s, “Apollo”, 50 vjet më parë.
Vazhdimi i punës për një nisje të shtunën do të sigurojë të dhëna të mëtejshme, edhe nëse problemi rishfaqet dhe numërimi mbrapsht ndalet përsëri, tha drejtuesi i programit të raketave të NASA-s, John Honeycutt. Kjo është më mirë "se të rrimë ndenjur duke kruajtur kokën, a ishte mjaftueshëm mirë apo jo", tha ai.
“Bazuar tek ato çfarë kam dëgjuar nga ekipi teknik sot, ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të shqyrtojmë të dhënat dhe të përmirësojmë planin tonë të fluturimit”, tha ai.
Gjatë përpjekjes së nisjes që u bë ditën e hënë, parametrat treguan se një nga katër motorët kryesorë në fazën bazë të raketës nuk mund të ftohej mjaftueshëm përpara ndezjes së planifikuar për ngritjen. Edhe tre motorët e tjerë ishin pak më të ngrohtë se ç’duhej.
Të gjithë motorët duket se janë në rregull, tha zoti Honeycutt.
Operacioni ftohës do të kryhet gjysmë ore më herët për tentativën e nisjes të së shtunës pasdite, pasi të fillojë furnizimi me karburant atë mëngjes. Zoti Honeycutt tha se ky motor pati një kohë ftohjeje më të shkurtër gjatë provave të suksesshme vitin e kaluar dhe se ndoshta kryerja e procesit më herët mund të mjaftojë.
Zoti Honeycutt gjithashtu vuri në dyshim integritetin e një sensori të motorit, duke thënë se mund të kishte dhënë të hënën të dhëna të pasakta. Ndryshimi i këtij sensori, vuri në dukje ai, do të nënkuptonte tërheqjen e raketës përsëri në hangar, duke rezultuar në javë të tëra vonesash.
Ndërsa duhet të ishte realizuar vite më parë sipas planit, fluturimi provë me kosto prej 4.1 miliardë dollarësh është hapi i parë i programit të NASA-s për eksplorimin e Hënës. Programi është quajtur Artemis, sipas motrës binjake të Apollonit në mitologjinë greke. Astronautët mund të bëhen pjesë e udhëtimeve që në vitin 2024 për një xhiro rreth Hënës dhe në vitin 2025 për të tentuar një ulje në sipërfaqen e saj./VOA
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në P...
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar thirrje për 160 mil...
Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transpar...
Një propozim i anëtarëve të Bashkimit Europian për të ...
Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Pol...
Kleriku shiit me ndikim në Irak, Moqtada al-Sadr, u bë...
Thirrja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të n...
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernand...
Shefi i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare u bëri ...
Një gazetar i pavarur rus është akuzuar për financimin e n...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dh...
Mes tensioneve me Perëndimin, Rusia do të organizojë nga e...
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjer...
Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën ...
Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë ka ng...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...