Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spitalin ku ndodhet trupi i pajetë i Mikhail Gorbaçovit për të vendosur një tufë me lule, por nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-udhëheqësit të fundit sovjetik. Një vendim i tillë duket se pasqyron dyzimin e Kremlinit lidhur me trashëgiminë që la pas Mikhail Gorbaçovi.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vizita në spital e zotit Putin u krye përpara se ai të nisej për një udhëtim pune në Kaliningrad, enklava ruse në Baltik.
“Fatkeqësisht, axhenda e presidentit e bënte të pamundur që ai ta bënte këtë gjë të shtunën, ndaj vendosi ta bëjë sot”, tha zoti Peskov në një telekonferencë me gazetarët.
Mikhael Gorbaçov vdiq të martën. Ai do të varroset në varrezat ‘Novodevichy’ të Moskës pranë bashkëshortes së tij Raisa. Ceremonia e lamtumirës do të mbahet në një vendndodhje historike pranë Kremlinit, që ka shërbyer si qendër për funeralet shtetërore që nga periudha e ish-Bashkimit Sovjetike.
I pyetur nëse zoti Gorbaçov do të përcillej me një funeral shtetëror, zoti Peskov tha se ceremonia do të ketë "elemente" të tillë, si rojet e nderit dhe se qeveria do të ndihmojë në organizimin e saj. Por ai nuk dha detaje se çfarë ndryshimi do të ketë ceremonia në raport me një funeral të plotë shtetëror.

Vendimi i zotit Putin për të zhvilluar një vizitë private në spital, duke qëndruar larg ceremonisë publike të lamtumirës, kombinuar me paqartësitë rreth llojit të ceremonies që do të zhvillohet, pasqyrojnë opinionet e ndara të Kremlinit mbi trashëgiminë e Mikhail Gorbaçovit. Udhëheqësi i ndjerë është vlerësuar në Perëndim për kontributin e tij në dhënien fund të Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por ai është kritikuar nga shumë njerëz në Rusi, për veprimet që çuan në shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, si dhe zhytjen e miliona vetëve në varfëri.
Në të kaluarën presidenti Putin e ka fajësuar zotin Gorbaçov në mënyrë të përsëritur se dështoi të merrte angazhime me shkrim nga Perëndimi që NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes, çështje që për dekada ka qenë arsye për tensione të mëdha në lidhjet Rusi-Perëndim, tensione që u ndezën edhe më shumë kur udhëheqësi rus filloi luftën në Ukrainë më 24 shkurt.
Në telegramin e ngushëllimit të lëshuar nga Kremlini të mërkurën zoti Putin vlerësonte zotin Gorbaçov si një njeri “me një ndikim të madh në rrjedhën e historisë botërore".
“Ai e udhëhoqi vendin gjatë ndryshimeve të vështira e dramatike, mes sfidave të politikës së jashtme, ekonomike dhe shoqërore në shkallë të gjerë”, shprehej zoti Putin.
“Ai e kuptoi thellësisht se reformat ishin të nevojshme dhe u përpoq të ofronte zgjidhjet e tij për problemet akute”, shkruhej më tej në telegram.
Pikëpamja e dyzuar e Kremlinit në raport me zotin Gorbaçov u pasqyrua edhe në transmetimet e televizionit shtetëror. Megjithëse u nderua si një figurë historike, reformat e tij u konsideruan të planifikuara keq, duke e bërë atë përgjegjës që nuk arriti të mbrojë interesat e vendit në dialogun me Perëndimin.
Kritikat u bënë jehonë vlerësimeve të mëparshme të zotit Putin, i cili e ka konsideruar rënien e Bashkimit Sovjetik si "katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit"./ VOA
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e s...
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodh...
Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...