Ekspertët komentojnë arsyet e kontrollit në Mar-a-Lago
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier dhe Christopher Hill, e kanë mirëpritur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje/dalje.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve është arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian më 27 gusht.
Sipas saj, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të hequr dokumentet shtesë, kur qytetarët të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës.
Ambasadori Hovenier ka thënë se liria e lëvizjes është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve, që ka në qendër njohjen reciproke.
“Mezi pres të shoh përparim në çështjet tjera në muajt vijues”, ka thënë ai përmes një postimi në "Twitter".
Welcome the smooth start to implementation of the EU-facilitated agreement on entry/exit documents. Freedom of movement is essential to normalization of relations centered on mutual recognition for ???????? & ????????. Looking forward to seeing progress on other issues in the coming months.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 1, 2022
Hill, u ka thënë gazetarëve në Beograd se është inkurajues përparimi i arritur mes Kosovës dhe Serbisë në 10 ditët e fundit.
“Shpresoj që marrëveshjet do të vazhdojnë të arrihen, siç është rasti me dokumentet personale, dhe që Kosova dhe Serbia të kenë një të ardhme shumë më të mirë".
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.
Serbia e ka zbatuar atë menjëherë dhe për 11 vjet u ka lëshuar qytetarëve të Kosovës këtë lloj dokumenti.
Kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ta zbatojë këtë pikë të marrëveshjes më 1 gusht, serbët në veri të Kosovës kanë rritur tensionet përmes vendosjes së barrikadave.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë më pas zbatimin e vendimit për 1 shtator, mirëpo ndërkohë palët janë marrë vesh për moslëshimin e tyre.
Ambasadori Hill është deklaruar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, në një panair të organizuar në kuadër të iniciativës "Ballkani i Hapur", që këtë herë po zhvillon takimet në Beograd.
"Është shumë mirë të shohësh kryeministrin e Shqipërisë, presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut së bashku. Është shumë domethënëse. Jam shumë i inkurajuar nga ajo që shoh", ka thënë Hill.
Nisma "Ballkani i Hapur" është vazhdimësi e minishengenit ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.
Sipas ambasadorit amerikan, sa më shumë vende të marrin pjesë në këtë iniciativë rajonale, aq më mirë.
Hill po ashtu ka thënë se shpreson që edhe vendet tjera t’i bashkohen nismës në të ardhmen.
“Në fund të fundit, kjo është një mënyrë për të përcaktuar format e bashkëpunimit dhe për t’i përgatitur të gjitha këto vende që të jenë më të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash ai.
"Ballkani i Hapur" është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet./ REL
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e s...
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër të martën ligjvënësit...
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov, is...
Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...