Horoskopi i ditës, e mërkurë 15 korrik 2026
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...

Për momentin, kompania ruse energjetike "Gazprom" nuk do të rifillojë dërgesat e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, të cilin e kishte ndërprerë për shkaqe "mirëmbajtjes". Kompania tha se ka zbuluar një defekt në një turbinë në stacionin e pompimit Portovaya. Kompania gjithashtu nuk dha një datë se kur mund të rifillonin dërgesat e gazit.
Qysh të mërkurën "Gazprom" e kishte ndërprerë për tri ditë furnizimin me gaz me pretekstin se duheshin bërë riparime në turbinë. Për qeverinë gjermane këto arsyetime janë vetëm pretekste të motivuara politikisht.
"Furnizimi me energji është i garantuar”
Autoritetet përgjegjëse në Gjermani thanë se kanë qenë të përgatitura për këtë skenar. "Ne nuk po e komentojmë këtë lajm, por në javët e kaluara kemi parë se Rusia nuk është më e besueshme dhe, në përputhje me rrethanat, kemi vijuar masat për të forcuar pavarësinë nga energjia ruse. Kësisoj jemi tani shumë më të përgatitur se disa muaj më parë.”
Depot e gazit janë të mbushura 84.3 për qind, u bë e ditur nga ministria. Synimi i ministrisë për të arritur në tetor një sasi gazi prej 85 për qind pritet të arrihet qysh në ditët e para të shtatorit. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër në bashkëpunim të ngushtë me operatorët dhe Agjencinë Gjermane të Rrjetit Energjetik. Situata në tregun e gazit është e tensionuar, por siguria e furnizimit është e garantuar”, bëri të ditur Ministria Gjermane e Energjetikës. Edhe furnizimi me gaz nëpërmjet rrugëve të tjera, përveç linjave ruse, si edhe krijimi i kapaciteteve për gazin e lëngshëm, po ecën mirë.

Si pasojë e luftë së Ukrainës, Gjermania ka arritur të sigurojë rrugë të tjera për t’u furnizuar me gaz natyror. Sasinë më të madhe të gazit Gjermania tani e merr nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika. Sipas Agjencisë Gjermane të Rrjetit Energjetik, nga këto vende vetëm të enjten mbërritën në Gjermani rreth 2,900 gigavat orë gaz natyror. Sa për krahasim: Të hënën, ditën e fundit përpara uljes së paralajmëruar të furnizimit, Nord Stream 1 transportoi rreth 348 gigavat orë gaz natyror rus.
Si pasojë e njoftimit të Rusisë për ndërprerjen e furnizimit, shefi i Agjencisë Gjermane të Rrjetit Energjetik, Klaus Müller, tha se tani po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme terminalet me gaz të lëngshëm, por edhe nevoja për të kursyer energji. Është mirë që Gjermania tani është më e përgatitur, por tani "varet nga ne të gjithë", shkroi Müller në një postim në "Twitter".
Më 1 shtator, në Gjermani hyri në fuqi rregullorja e re kursimit të energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet dhe ndërtesat publike t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera publike. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private. /DW
Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presid...
Vdekja e udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi...
Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë f...
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier ...
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...