Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën e tij të kuqe të ndezur në një rrugë kryesore të frekuentuar në veri të qytetit të Mitrovicës, afër monumentit të Car Llazarit. Edhe pse Petroniç ka mbi 20 vite që jeton në Kosovë, vetura e tij ka targa serbe. Kjo nuk është e vetmja gjë e çuditshme në përditshmërinë e burrit, i cili nuk dëshiron të dihet se ku punon "për arsye sigurie”. Por ajo që thotë sinqerisht Petroniç: Edhe pse është shtetas i Kosovës dhe në fakt jeton edhe këtu, ai është çregjistruar zyrtarisht nga Kosova për të marrë pasaportën serbe. Nëse e pyet për këto absurditete, ai reagon thellësisht i nervozuar. "Thjesht dua të mund të udhëtoj me familjen time”, thotë ai, "kjo është gjithçka që kërkoj”.
Pasojat në jetën e përditshme
Gërshetimi i targave dhe dokumenteve të Petroniç tingëllon i ndërlikuar - dhe është në fakt i tillë. Kosova, dikur pjesë e ish-Jugosllavisë, ka qenë një shtet i pavarur de fakto që nga viti 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Por Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – dhe kjo ka pasoja drastike në jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë. Ata nuk lejohen të hyjnë në Serbi me pasaporta kosovare apo me shenja dhe simbole zyrtare – siç janë targat e veturave. Anasjelltas, si përgjigje ndaj presionit ndërkombëtar, Kosova deri më tani ka ndjekur një praktikë tjetër: ka lejuar dokumentet e identitetit dhe targat serbe të hyrjes në vend.
Tema e nxehtë e reciprocitetit
Por kjo praktikë është shumë e diskutueshme në shtetin më të ri të Evropës, veçanërisht nën qeverinë e kryeministrit të majtë Albin Kurti, i cili ka qenë në detyrë që nga marsi i vitit 2021 dhe i është paraqitur Serbisë me shumë më shumë vetëbesim se çdo paraardhës i tij. Fjala kyçe është reciprociteti, që nga përdorimi diplomatik mund të përkthehet si: trajtim i barabartë.
Qëllimi i deklaruar i Kurtit është që gradualisht të futet reciprociteti në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë. Qeveria e tij nuk dëshiron më të pranojë që qytetarët e Kosovës të mos lejohen të hyjnë në Serbi me dokumentet dhe numrat e regjistrimit të veturave, ndërkohë që Kosova nga ana e saj pranon dokumente dhe targa serbe.
Kur qeveria Kurti donte të zbatonte reciprocitetin e hyrje - daljeve në kufirin me Serbinë në fillim të gushtit 2022, kjo pothuajse çoi në përleshje të dhunshme në veri të Kosovës. Serbët e Kosovës i bllokuan me kamionë rrugët për në pikat kufitare. Si rezultat, Kosova dërgoi njësitet e policisë speciale në kufi. U raportua se pati të shtëna.

Nën presionin e BE-së, Prishtina u përmbajt përkohësisht nga zbatimi i vendimit vetëm pak orë pas ngjarjeve dramatike. Në fund të javës së kaluar u arrit një kompromis paraprak, i pjesshëm me ndërmjetësimin e BE-së: Sipas kësaj, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Serbi me dokumentet e tyre personale për herë të parë nga 1 shtatori 2022. Megjithatë, çështja e targave është ende e pazgjidhur. Prandaj Kosova po kërcënon sërish, se nuk do të lejojë hyrjen e automjeteve me targa serbe në vend nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim. Prandaj, skenari i tensionuar nga fillimi i gushtit mund të përsëritet.
Sa herë që është në rrezik reciprociteti, tensionet në pjesën veriore të Kosovës rriten. Këtu jetojnë pothuajse ekskluzivisht serbët. Përditshmëria përcaktohet nga politikanët dhe njerëzit e biznesit, të cilët konsiderohen si krahu i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ndikimi serb vërehet edhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Dikur ky qytet ishte i famshëm për festivalet e tij të xhazit dhe bluzit, të cilat bashkonin kultura dhe kombësi nga e gjithë ish-Jugosllavia. Por, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, qyteti praktikisht është ndarë.
Në veri të lumit Ibër jetojnë pothuajse vetëm serbët etnikë. Flamujt serbë valëviten gjithandej, veturat janë me targa serbe, mbishkrimet janë në gjuhën serbe. Pothuajse gjithmonë ka trazira kur autoritetet e Kosovës ndërmarrin veprime këtu - nëse duan të zbatojnë masat e reciprocitetit apo edhe thjesht të kryejnë aksione policore kundër krimit të organizuar. Sirenat dëgjohen, barrikada ndërtohen, kamionët bllokojnë rrugët.
Përfaqësuesit politikë të minoritetit serb të Kosovës – të cilët sipas kushtetutës kanë secili përfaqësues të detyrueshëm në parlament dhe në qeveri – po kërcënojnë këto ditë të tërhiqen nga të gjitha institucionet shtetërore. "Nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për çështjen e reciprocitetit, do të fillojmë të largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga institucionet qendrore dhe lokale, duke përfunduar me gjykatat, policinë dhe prokurorinë”, tha Srdjan Milosavljevic, kryetar i Kuvendi Komunal i Zveçanit, në veri të Mitrovicës, ditë më parë në një konferencë për media në Prishtinë.
Ndjenja e përditshme e kërcënimit
Por situata është ende e qetë në veri të Kosovës. Në pjesën veriore të Mitrovicës, njerëzit shëtisin nëpër zonën e këmbësorëve në qendër dhe ulen në kafenetë e rrugës. Megjithatë, shumë mendojnë se janë në një lloj gjendjeje rrethimi të përhershëm dhe jetojnë me një ndjenjë kërcënimi. Gjithashtu edhe Veroljub Petroniç. "Këtu në veri të Kosovës jemi vazhdimisht të tensionuar dhe të frikësuar, shpesh ka demonstrata dhe konflikte me policinë, helikopterët po qarkullojnë lart dhe e gjithë kjo ka një ndikim shumë serioz tek njerëzit, veçanërisht tek fëmijët, për shkak të konflikteve shkollat ??janë shpesh të mbyllura”, thotë Petroniç.
Një ndjesi të ngjashme prej shumë vitesh e ka edhe shqiptari i Kosovës, Betim Osmani. 41-vjeçari është një nga shqiptarët e paktë që jeton në veri të Mitrovicës dhe zotëron një kompani që shet mbulesa dyshemeje dhe orendi për shtëpi. "Kemi më shumë se dy dekada nën tension. Jemi mësuar aq shumë me të gjitha këto probleme sa nuk shohim më zgjidhje", thotë Osmani. Pas një pauze ai shton: "Ne, shqiptarët dhe serbët, duhet të ndihemi si fqinj dhe kolegë dhe jo si të huaj dhe armiq”./DW
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Qeveria polake ka thënë se do t'i kërkojë Gjermanisë d...
Menjëherë pas mesnate, çmimi i karburantit në Gjermani...
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier ...
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm dekl...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten spital...
LUKoil, ndër kompanitë më të mëdha private të naftës n...
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kund...
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për ...
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të...
Presidenti Joe Biden po përdor edhe një herë furnizimi...
Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar...
Prodhimi i energjisë me qymyr në Kinë kapi një nivel r...
Bota po i jep lamtumirën udhëheqësit të fundit të ish-...
Deputeti gjerman, Michael Roth, i ka bërë thirrje Maqe...
"Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë ...
Një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitore...
Një stuhi e fuqishme që ka goditur Spanjën është kthyer në n...
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Europë më 31 gush...
Garda Revolucionare e Iranit kapi të martën një dron lundr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...