web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti Trump ngre akuza të forta/ Biden vuan nga demenca e fazës së vonë

2 Shtator 2022, 14:58, Kosova & Bota CNA
Ish-presidenti Trump ngre akuza të forta/ Biden vuan nga demenca e
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti Joe Biden

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Joe Biden, ku e quajti atë "të çmendur" dhe e pyeti nëse "vuante nga demenca e fazës së vonë".

Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti Biden e akuzoi se ai ishte një "kërcënim për demokracinë".

Përmes një reagimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump shprehu se Biden ka bërë një fjalim përçarës dhe se me siguri ai vuan nga ‘demenca’.

“Dikush duhet t'i shpjegojë Joe Biden-it, ngadalë por me pasion, se shpreja ‘ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!’ nuk mjafton.

Nëse ai nuk dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri të madhe, gjë që me fjalë, veprime dhe mendime nuk e bën, atëherë ai me siguri nuk duhet të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Nëse shikoni fjalët dhe kuptimin e fjalimit të çuditshëm dhe të zemëruar të Biden sonte, ai kërcënoi Amerikën, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake. Ai duhet të jetë i çmendur, ose vuan nga demenca në fazën e vonë!”, deklaroi Trump.

Ish-presidenti Trump ngre akuza të forta/ Biden vuan nga demenca e

Ish-presidenti Trump ngre akuza të forta/ Biden vuan nga demenca e

Ndërkohë, kujtojmë se Biden mbrëmë doli në konferencë në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia ku nisi një sulm të zemëruar ndaj Trump dhe e akuzoi atë për 'shkatërrimin e demokracisë amerikane'.

Pavarësisht se u përshëndet me duartrokitje të ngrohta gjatë gjithë fjalimit, nata e Biden u shkatërrua nga publiku që brohorisnin 'f*** Joe Biden' dhe 'Let's Go Brandon'.

Fakti që shumica e rrjeteve kryesore të lajmeve nuk e transmetuan drejtpërdrejt konferencën e tij, tregon një lloj zemërate të mediave ndaj tij. Vetëm CNN dhe MSNBC ishin dy mediat të cilat e transmetuan këtë dalje të tij.

Ishte një fjalim që ngjalli reagime të mëdha nga republikanët, duke e akuzuar atë si përçarës dhe i kujtoi Bidenit se në tetor 2020, ai tha: “Në vend që ta trajtojmë partinë e njëri-tjetrit si opozitë, ne i trajtojmë ata si armik. Kjo duhet të marrë fund!'

Në nëntor 2020, shkroi në Twitter: 'Për të bërë përparim, ne duhet të ndalojmë së trajtuari kundërshtarët tanë si armiq. Ne nuk jemi armiq.'/ CNA.al

Dokumenta bashkëngjitur





Lajmet e fundit nga