
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.
Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.
FBI-ja identifikoi të dielën 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks si "subjektin e përfshirë" në atentatin e së shtunës ndaj ish-presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.
Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.
Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret.
Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.
Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.
Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos spekulojnë lidhur me motivin e autorit të sulmit.
FBI po e heton atentatin si një akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm. Sulmi tronditi majat e sistemit politik amerikan dhe solli si rezultat - të paktën përkohësisht – një zbutje të fushatës së nxehtë presidenciale të 2024-ës.
Motivi i autorit mbetet i paqartë. Familja e tij po bashkëpunon me autoritetet.
Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.
Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.
Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së, i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se "është e habitshme" që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.
“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj./VOA
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
Një ligj i ri mund t'i japë Donald Trump, Joe Biden dhe ka...
Fotoja është e jashtëzakonshme. E shkrepur nga një fot...
Detaje të reja janë zbuluar rreth 20 vjeçarit, Thomas Matt...
Melania Trump sapo ka reaguar ndaj atentatit që u krye...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i cili pësoi një at...
Në një miting zgjedhor në Pensilvani të dielën një per...
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sëri...
Të shtunën, ish-presidenti amerikan Donald Trump u sul...
Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-p...
Për atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amer...
Të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...