Drogë në burgun e Veliajt
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...

Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, pas informacioneve se ndaj tij po përgatitet një atentat.
Kjo u bë e ditur më 14 korrik, pasi një ditë më parë disa media në Mal të Zi, të cilat duke u thirrur në burime nga sektori i sigurisë, njoftuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Gjukanoviçin dhe se ish-presidenti i Malit të Zi ishte informuar për këtë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.
“Policia ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB]. Theksojmë se besueshmëria e informacionit është ende duke u kontrolluar nga ANB-ja. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia, Prokuroria dhe ANB-ja morën masa të mëtejshme dhe veprime në juridiksionin e tyre në mënyrë të sinkronizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet thonë se menjëherë pas marrjes së informacionit, nga ana e prokurorisë kompetente është iniciuar rast.
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, Danijel Zhivkoviç, është i vetmi që ka njoftuar zyrtarisht se kjo parti “ka dijeni për detajet e përgatitjes për vrasjen e mundshme të ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç”.
Ai kështu deklaroi në një konferencë për shtyp më 13 korrik, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për informacionet e mediave se po përgatitej një atentat ndaj Gjukanoviçit.
"Ne kemi njohuri të detajeve dhe e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk na takon neve t'i komunikojmë informacionet tona. Besoj se ANB-ja dhe institucionet e tjera kompetente do të dalin me të dhëna të sakta", tha Zhivkoviç.
Duke iu referuar informacioneve jozyrtare të mediave të publikuara, Zhivkoviq deklaroi se Gjukanoviq për këtë është paralajmëruar nga qarqet e agjencive të huaja të inteligjencës, por nuk ka dashur të japë detaje.
Duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, një pjesë e mediave në Mal të Zi kanë marrë konfirmimin se ANB-ja ka marrë "informacion operacional" për përgatitjen e vrasjes së Gjukanoviçit.
Me këtë rast, Radio Evropa e Lirë pyeti ANB-në nëse ka marrë "informata serioze operacionale se një grup i organizuar kriminal po përgatitet të vrasë Gjukanoviqin", siç raportojnë mediat. Ky institucion nuk u përgjigj.
REL i ka dërguar edhe një pyetje zyrës së ish-presidentit nëse është e vërtetë se ai ka njoftuar organet kompetente për informacionin se po i përgatitet një atentat. Përgjigjja nuk erdhi as nga ajo adresë.
Në deklaratën e parë të policisë të lëshuar më 13 korrik, ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni të informacionit për përgatitjen e atentatit ndaj Gjukanoviqit.
Në njoftimin e fundit, nga policia sqarojnë se në kohën e njoftimeve në media për përgatitjen e atentatit, “ANB po bashkëpunonte ndërkombëtarisht për verifikimin e atij informacioni”.
“Ndërsa procedura për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave relevante, përfshirë besueshmërinë e tyre, është duke vazhduar, është marrë vendim për forcimin e masave të sigurisë për ish-presidentin e Malit të Zi për arsye parandaluese”.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmeve për planifikimin e vrasjes së Millo Gjukanoviçit, duke thënë se ky informacion është shumë shqetësues për paqen dhe stabilitetin në këto zona.
Millo Gjukanoviq është themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, partisë që ishte në pushtet në Mal të Zi për tri dekada.
Partia e tij humbi zgjedhjet e vitit 2020 dhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të 2023 nga Jakov Milatoviq, Gjukanoviç u tërhoq nga politika.
Pas kësaj u mbajt kongresi i partisë së tij, ku kryetar i ri u zgjodh Danijel Zhivkoviç.
Përveç njoftimeve protokollare nga zyra e ish-presidentit, Gjukanoviç ka dhënë edhe disa intervista, por ai nuk merr pjesë drejtpërdrejt në jetën politike./REL
Për atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amer...
Të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump ...
Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur të shtunën gjatë...
Pas atenatit me armë zjarri të shunën në një tubim në ...
Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën vo...
Presidenti Joe Biden, i cili planifikonte të qëndronte...
Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan ...
Personi i armatosur, i cili tentoi të vriste me armë z...
Ish-presidenti Donald Trump u plagos të shtunën në mbr...
Atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ngjar...
Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert...
Persona që kanë angazhuar më parë policinë dhe akuzohen pë...
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njof...
Plazhi Amitsa në Evia të Greqisë është mbyllur, pasi m...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickosk...
Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanj...
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 2...
Një sherr mes tifozëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...
Autoritetet serbe po i heqin shqiptarët etnikë nga reg...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...