Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që do t'i jepte zgjidhje konfliktit të ngrirë mes dy vendve.
Ai shton se zgjidhja duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë se të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës eksperti thotë se formula e ndjekur deri tani, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka treguar se nuk ka funksionuar ndaj ai sugjeron reflektim e qasje të re në dialog, gjë që kërkon siç tha angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Rakipi foli dhe mbi alarmin e dhënë së fundmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të krijuar destabilitet.
Kjo për ekspertin nuk është një gjë e re, por që sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit.
Zoti Rakipi ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në Forumin Publik të NATO-s një aktivitet që u mbajt në kuadër të takimit të nivelit të lartë të aleancës.
Zeri i Amerikës: Zoti Rakipi cili ishte roli i Forumit Publik të NATO-s gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës që u mbajt këtu në Uashington?
Albert Rakipi: Ky është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga divizioni i diplomacisë publike të NATO-s. Paralel me Samitin e NATO-s çdo vit organizohet një konferencë ku marrin pjesë kryetarë shtetesh, qeverish, ekspertë ndërkombëtarë dhe akademikë, për të diskutuar mbi politikat e NATO-s kur është fjala për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
E veçanta këtë vit ishte se përkoi me 75 vjetorin e aleancës. Lidhur me pjesëmarrjen e institutit, e veçanta është se për të herë të parë ai u zgjodh si partner institucional i këtij forumi në Uashington, dhe besoj se kjo është një njohje e angazhimit dhe kontributit që Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ka dhënë për çështje të sigurisë, e të marrëdhënieve ndërkombëtare, me botime, publikime si dhe debate.
Ne organizuam në Tiranë këtë vit me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një konfererencë ndërkombëtare, ku diskutuam çështje të sigurisë në kontekstin e zhvillimeve dramatike siç është agresioni i Rusisë në Ukrainë, por edhe zhvillimeve të tjera që lidhen me sigurinë në nivelin botëror.
Dua të them që instituti në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë kontribut të madh për anëtarësimin në NATO, që është një nga arritjet më të mëdha, në mos më e madhja, në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, që nga krijimi i shtetit shqiptar.
Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht në 2008-n, kur ne morëm ftesën, për t’iu bashkuar aleancës. Kam parasysh një gazetar austriak që po më pyeste: Përse i duhet Shqipërisë NATO? Gazetarët prisnin si përgjigje që kjo është një çështje që lidhet me sigurinë e vendit, dhe sigurisht që lidhet me çështje të sigurisë dhe mbrotjes, por për rastin e Shqipërisë ishte një hap i sigurt që e nxirrte vendin nga izolimi dhe e bashkonte me Perëndimin. Në këtë kontekst them që ka qenë një arritje e jashtëzakonshme e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe një kontribut jo të vogël ka dhënë e vazhdon të japë edhe instituti.
Zëri i Amerikës: A mendoni se takimi i Uashingtonit i dha përgjigje sfidave të sigurisë me të cilat përballet aleanca sot, që nga agresioni rus në Ukrainë apo rrezikun që paraqet Kina?
Albert Rakipi: Nuk ka asnjë dyshim që Samiti i Uashingtonit u dominua nga agresioni rus, nga lufta në zemër të Evropës, e cila ka tronditur rendin botëror kur bëhet fjala për sigurinë ndërkombëtare. Ishte krejtësisht e qartë që Samiti dhe i gjithë angazhimi kryesor në kuadër të tij, debatet, politikat dhe vendimet që u morën kishin të bënin me luftën në Ukrainë. Ajo që spikati sigurisht ishte uniteti, vendosmëria dhe qartësia e të gjitha vendimeve të Samitit që Ukraina ta fitojë luftën. U bë shumë e qartë gjatë takimit që e ardhmja e Ukrainës është në NATO. Dhe ky Samit shënoi në fakt një hap thelbësor dhe të rëndësishëm për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës. Po është e qartë që nuk mund të merret një vendim i shpejtë në këtë drejtim, sepse kjo praktikisht do të thoshte që NATO-ja të hynte në luftë me Rusinë bazuar në artikullin 5 të aleancës. Ndaj kjo është një gjë që i takon së ardhmes. Por siç e tha dhe sekretari i NATO-s qartësia dhe paqja duhet të arrihen me një fitore të Ukrainës. Duhet të jetë e qartë në këtë kontekst se nuk duhet të përsëriten skenarë të ngjashëm pasi siç e kemi parë ka patur një dimamikë të tillë në fillim me aneksimin e Krimesë dhe pastaj të Dombasit, pra si të thuash ka pasur një dinamikë që paravarësisht se Perëndimi dhe NATO kanë vendosur linja të kuqe që të mos kapërcehen, ato janë kapërcyer, siç tha dhe vetë sekretari i NATO-s. Ndaj është e rëndësishme që paqja e ardhshme të jetë vendimtare dhe vendimtare është me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Kjo do të thotë që Rusia nuk do të mund të ndërmarrë asnjë aksion tjetër, pasi do të hynte në luftë me aleancën.
Zëri i Amerikës: Një nga shqetësimet e ngritura në takim ishte dhe ajo që lidhet me situatën e sigurisë në Kosovë. Zyrtarë të NATO-s paralajmëruan mbi rrezikun e përkeqsim të saj, duke theksuar se stabilizimi i situatës së sigurisë do të varej plotësisht nga zgjidhjet politike. Por sa të mundur e shihni ju një gjë të tillë kur palët nuk kanë lëvizuar nga qëndrimet e tyre edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për ringazhim urgjent në dialog dhe pa kushte?
Albert Rakipi: Ka një stanjacion në këtë drejtim. Duhet pranuar që nuk ka progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe siç e kemi parë ka një mungesë vullneti total nga ana e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet. Mendoj se është koha për një reflektim dhe një qasje tjetër në dialogun dhe në zgjidhjen e këtij konflikti të ngrirë. Jo më nga poshtë-lart, sikurse zgjidhja e problemeve teknike, për shembull targat e makinave apo të tjera si këto, por një zgjidhje që duhet të vijë nga lart-poshtë, që do të thotë që të dy vendet duhet të njohin njëri-tjetrin si shtete të pavaruara. Ne kemi parë që formula e ndjekur deri tani dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar për fat të keq. Dhe është krejtësisht e natyrshme që të pyesim se pse edhe 25 vjet pas mbarimit të luftës kemi ende një situatë të tillë kur në dialog janë diskutuar çështje krejtësisht teknike, të dobishme, por që gjithmonë janë teknike. Supozoni sikur një çerek shekulli pas përfundimit të luftës mes Gjermanisë dhe Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Parisi dhe Berlini të diskutonin se me çfarë targash makinash do të futeshin qytetarët e dy vendeve tek njeri-tjetri. Pra besoj që ka ardhur koha për një reflektim, dhe një qasje tjetër në dialog në zgjidhjen e kofliktit të ngrirë, gjë që kërkon angazhimin e BE-së, por në mënyrë të veçantë atë të Shteteve të Bashkuara.
Zëri i Amerikës: Zoti Rakipi, së fundmi zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “destabilitet e të pengojë integrimin euroatlantik të rajonit”. Sa seriozisht po e marrin udhëheqësit e Ballkanit rrezikun që paraqet Rusia?Albert Rakipi: Politikat ‘proxy’ të Rusisë nuk janë një gjë e re në Ballkan. Dhe sigurisht duhet të jenë një alarm i madh për udhëheqësit politikë të Ballkanit. Në qoftë se kemi parasysh në 24 shtator të vitit të kaluar pati një akt terrorist dhe ishim shumë pranë një përshkallëzimi të konfliktit, që mund të shkonte ndoshta deri aty sa mund të hapej një front i dytë konflikti, në kontestin mjaft dramatik siç është agresioni rus në Ukrainë. Sigurisht është në interesin e politikave të Rusisë për të mbajtur një gjendje të tillë tensioni dhe për ta ushqyer atë. Dhe sigurisht që është e rëndësishme jo vetëm që alarmi mbi këtë çështje të vijë nga vetë vendet e Ballkanit, por edhe siç thashë ka rëndësi që edhe faktorë të rëndësishmëm, siç janë BE dhe SHBA./ VOA
Persona që kanë angazhuar më parë policinë dhe akuzohen pë...
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njof...
Plazhi Amitsa në Evia të Greqisë është mbyllur, pasi m...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickosk...
Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanj...
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 2...
Një sherr mes tifozëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...
Autoritetet serbe po i heqin shqiptarët etnikë nga reg...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfryt...
Mbi 70 persona u vranë pas sulmeve izraelite në Khan Y...
SANTA FE, Nju Meksiko – Një gjykatëse në Nju Meksiko p...
DETROID – Në përpjekje për të rigjallëruar fushatën e ...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzoj...
Shprehjet e fytyrës së kryeministres italiane Giorgia ...
60% e francezëve konsiderojnë se shpërbërja e Asambles...
Kostoja e strehimit dhe qirasë në Greqi është rritur m...
Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Deni...
Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë zbuluar ko...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon th...
Komisioni Evropian i ka ofruar platformws X (dikur Twi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...