Presidenti Biden bën thirrje për unitet, pas përpjekjes për atentat ndaj zotit Trump
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...

Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte “më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë” që vendi të qëndrojë i fortë, i vendosur dhe të mos lejojë që të triumfojë e keqja.
“Faleminderit të gjithëve që më mbajtët dje në mendimet dhe lutjet tuaja, pasi ishte vetëm Zoti që parandaloi që të ndodhte më e paimagjinueshmja”, tha ai në platformën e tij të medias sociale, Truth Social. “Ne NUK DO TË FRIKËSOHEMI, por do të qëndrojmë të vendosur në Besimin tonë dhe Sfidues përballë Ligësisë”, shkroi ai.
Zoti Trump pritet të emërohet këtë javë si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, për t’u përballur në zgjedhjet e 5 nëntorit me presidentin demokrat Joe Biden. Zoti Trump tha se pret me padurim t’i drejtohet vendit të enjten nga Kuvendi kombëtar i Partisë Republikane, që do të mbahet në Miluoki, të shtetit Viskonsin.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro njoftoi të dielën identitetin e personit që humbi jetën ndërsa merrte pjesë në tubimin e ish-presidentit Trump. Ai ishte Corey Comperatore, ish-shefi i departamentit të zjarrfikësve të zonës. Guvernatori Shapiro tha se zoti Comperatore vdiq si një hero, duke mbuluar me trup familjen e tij. Po të dielën, zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit, që folën në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.
Agjencitë e zbatimit të ligjit identifikuan 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks, banor në Bethel Park, të Pensilvanisë, si “subjektin e përfshirë” në të shtënat me armë. Persona që ishin gjendur jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa fliste ish-presidenti Trump, thanë se i kishin bërtitur më kot policisë, kur kishin parë autorin e sulmit që zvarritej mbi godinë me armë.
Autori i dyshuar arriti të gjuajë me armë katër deri në pesë herë, duke e goditur ish-presidentin Trump në veshin e djathtë, si dhe duke vrarë pjesëmarrësin në tubim Corey Comperatore dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë, përpara se të vritej vetë nga policia.
Autori i dyshuar, Thomas Mattheë Crooks, mori diplomën e maturës dy vjet më parë dhe ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.
Bashkëshortja e ish-presidentit Trump, ish-zonja e parë Melania Trump, e cila nuk merrte pjesë në tubim, shkruajti në mediat sociale të dielën: “Një përbindësh që e njihte bashkëshortin tim si një makinë jonjerëzore politike u përpoq të shuante pasionin e Donaldit – të qeshurën e tij, gjenialitetin, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin. Tiparet themelore të bashkëshortit tim – ana e tij njerëzore – u varrosën nën makinerinë politike”./ Voa
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
Një ligj i ri mund t'i japë Donald Trump, Joe Biden dhe ka...
Fotoja është e jashtëzakonshme. E shkrepur nga një fot...
Detaje të reja janë zbuluar rreth 20 vjeçarit, Thomas Matt...
Melania Trump sapo ka reaguar ndaj atentatit që u krye...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i cili pësoi një at...
Në një miting zgjedhor në Pensilvani të dielën një per...
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sëri...
Të shtunën, ish-presidenti amerikan Donald Trump u sul...
Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-p...
Për atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amer...
Të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump ...
Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur të shtunën gjatë...
Pas atenatit me armë zjarri të shunën në një tubim në ...
Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën vo...
Presidenti Joe Biden, i cili planifikonte të qëndronte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...