Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar.
Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të reja në një rajon, ku të paktën 24 njerëz tashmë kanë humbur jetën.
"Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu", tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Crowley në një konferencë për shtypin.
Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Përballë rrezikut më të madh janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve.
Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë elektrike vendosën të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur mundësinë e shkaktimit të zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike.
Në gjendje gatishmërie
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të jenë gati për t’u evakuuar.
Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar 50 njerëz për vjedhje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të gjendjes emergjente dhe krime të tjera.
Prej tyre, tre persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie pasi u panë duke nisur zjarre të vogla që u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit Jim McDonnell.
Shqetësim më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganeve të martën në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi./VOA
Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se heti...
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçl...
Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit ...
Kina, sipas të dhënave të saj, është ende eksportuesi ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (B...
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një ...
Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i K...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestu...
Diplomati danez, Peter Sorensen merr detyrën si i dërg...
Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të marr...
NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënuj...
Fati i DonaldTrumpit do të kishte qenë krejt ndryshe n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 ja...
Me dyzet e tetë kilometra gardhe të përkohshme, 25,000 ofi...
Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald T...
Ukraina ka goditur gjatë mbrëmjes disa rajone të Rusisë, n...
Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin...
Zjarret vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...