Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e tij për të hequr statusin e Kubës si vend që mbështet terrorizmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike për lirimin e të burgosurve politikë në Kubë. Zyrtarë të lartë të administratës amerikane, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se "dhjetëra" të burgosur politikë dhe të tjerë që konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të ndaluar në mënyrë të padrejtë do të lirohen deri në mesditën e 20 janarit. Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë gjithashtu disa sanksione ekonomike ndaj Kubës, si dhe do të anulojnë një memorandum të vitit 2017 të lëshuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump që ashpërsonte qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.
Vendimi i Presidentit demokrat, mandati i të cilit përfundon javën e ardhshme ka të ngjarë të përmbyset që në fillim të javës së ardhshme pasi republikani Trump të marrë detyrën dhe Marco Rubio të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.
Rubio, familja e të cilit u largua nga Kuba në vitet 1950 përpara revolucionit komunist që solli Fidel Castron në pushtet, ka qenë prej kohësh një mbështetës i sanksioneve ndaj vendit komunist.
Rubio do të paraqitet para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkurën për seancën e konfirmimit të tij dhe pritet të flasë për ardhjen e familjes së tij nga Kuba në Amerikë.
Zoti Trump emëroi Mauricio Claver-Carone, një ish ndihmës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe mbështetës i fortë i sanksioneve kundër Kubës, në postin e të dërguarit të tij të posaçëm për Amerikën Latine.
Në ditët e fundit të administratës së parë të republikanit Trump, më 11 janar 2021, Shtëpia e Bardhë riktheu statusin e Kubësi si një vend mbështetës të terrorizmit, që ishte hequr në periudhën e afrimit midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama. Në vendimin e saj, administrata e kaluar e zotit Trump përmendi mbështetjen e Kubës për udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro, refuzimin për të ekstraduar rebelët kolumbianë në Kolumbi, dhe strehimin e amerikanëve të kërkuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.
Grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Konferencën e Peshkopëve Katolikë të Shteteve të Bashkuara, i kanë bërë presion administratës së Presidentit Bidenit që të marrë këtë vendim për të lehtësuar vuajtjet e popullit kuban si pasojë e izolimit ekonomik të Kubës.
Kongresi dhe administrata e ardhshme e zotit Trump do të kenë mundësinë të rishikojnë dhe të ndryshojnë vendimet e zotit Biden, megjithëse zyrtarët e lartë të administratës amerikane thanë se administrata e Presidentit Biden kishte vendosur se nuk kishte "asnjë provë të besueshme" se Kuba aktualisht është e angazhuar në mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të marr...
NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënuj...
Fati i DonaldTrumpit do të kishte qenë krejt ndryshe n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 ja...
Me dyzet e tetë kilometra gardhe të përkohshme, 25,000 ofi...
Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald T...
Ukraina ka goditur gjatë mbrëmjes disa rajone të Rusisë, n...
Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin...
Zjarret vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të...
Hamasi ka pranuar draft-marrëveshjen për një armëpushim në...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mar...
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të s...
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit ...
Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të ...
Pesë ditë para skadimit të ultimatumit të Kongresit (s...
Banorët e Los Anxhelos-it po përgatiten për shkatërrim të ...
Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të pë...
Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet ...
Në Shqipëri mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...