Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...

Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump dhe Vladimir Putin, ndoshta do të takohen pas marrjes së pushtetit nga Trump, Beogradi menjëherë ofroi të jetë organizator i takimit. A ka vërtet shanse?
Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump- kështu që çfarë mund të jetë më logjike sesa që Serbia të jetë vendi i një takimi historik mes këtyre të dyve? Kështu ka deklaruar përafërsisht presidenti serb Aleksandar Vuçiq në televizionin Pink.
"Ne jemi plotësisht të përgatitur për të garantuar sigurinë e të dy presidentëve”, tha Vuçiq, duke pohuar se, ndryshe nga nikoqirët e tjerë të mundshëm të takimit, Serbia nuk është as formalisht dhe as në thelb anëtare e blloqeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA apo Rusia.
Kështu, "Serbia e vogël”, siç i pëlqen të thotë shpesh Vuçiq, mund të hyjë në lojën e madhe. Nëse Beogradi zyrtar do të arrinte realisht të takonte dy fuqitë botërore në Serbi, padyshim që do të ishte një lëvizje që do të përfitonte edhe Vuçiqi.
Serbia u ofrua disi me hezituese edhe për takimin e parë, përsëri "historik" midis Trumpit dhe Putinit,pas zgjedhjes së Trumpit në mandatin e parë. Ky takim ishte paralajmëruar për më shumë se një vit dhe më në fund u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki. Sot, Finlanda nuk vjen në konsideratë, sepse ajo është bërë anëtare e NATO-s, gati dy vjet më parë, në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ai kohët e fundit u tha gazetarëve në rezidencën e tij në Florida me gëzim se Putini donte të takohej me të, duke shtuar: "Ne tani po organizohemi".Dukej pothuajse si një marrëveshje e përfunduar, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov frenoi çështjen duke thënë se kontaktet ishin të nevojshme dhe se ishte mirë që kishte vullnet politik për takim – por që nuk kishte ende përgatitje konkrete.
Përveç Serbisë, edhe Zvicra deri më tani është ofruar si organizator, ndonëse jo aq me zë të lartë. Sipas gazetës lokale Temps, Zvicra i ka sinjalizuar Uashingtonit, Moskës dhe Kievit se është gati t'i presë, por se vendi nuk do të marrë zyrtarisht një nismë diplomatike.
"Përmendet edhe Kina, e do të ketë edhe oferta nga vende të tjera”, thotë gazetari Momir Turudiq për DW. Vendi duhet të jetë simbolik dhe komod për të dy, pa tensione”. "Pra, nuk ka gjasa të jetë në Kinë, megjithëse Trumpit nuk i dihet kurrë."
Serbia, thotë Turudiq, është pothuajse i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës së lartpërmendur – ku Putini do të ishte ende i mirëpritur. Dhe në të cilën ai nuk do të kishte frikë nga arrestimi me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare.
"Edhe në fillim të luftës në Ukrainë, ne arsyetuam se Serbia ishte pothuajse i vetmi territor neutral, si Casablanca, ku mund të takoheshin të gjithë. "Jo sepse Serbia nuk është as atje e as këtu, por pikërisht sepse është edhe atje edhe këtu”, shton Turudiq.
Megjithatë, agresioni rus ka tre vjet që filloi dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Vuçiç këmbënguli që të mos vendosen sanksione ndaj Rusisë, por Serbia – që është një sekret i hapur – e ka armatosur Ukrainën me pajisje me vlerë rreth një miliard euro.
Vuçiq vazhdimisht ka theksuar se ka kohë që nuk e ka parë apo dëgjuar Putinin, por rregullisht e ka dërguar në "misione” në Moskë skifterin e tij Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër. Fërkimet e fundit po vazhdojnë për shkak të sanksioneve të SHBA kundër Gazprom, pronarit të shumicës së Industrisë Serbe të Naftës (NIS). Siç njoftoi Vuçiq, Serbia ka afat deri në fund të shkurtit për të dalë plotësisht nga pronësia ruse e NIS. Por Vuçiq shpreson se me kthimin e Trumpit, këto sanksione mund të hiqen.
Duke folur për ofertën serbe për pritje, Vuçiq theksoi se Trump nuk ka pasur asnjë mbështetje të tillë askund në botë si në Serbi. Sipas sondazheve, kjo është e vërtetë - në fakt, mbështetja në Serbi ishte më e lartë se ajo që Trump pati në SHBA. Sipas një sondazhi të Gallup nga tetori i vitit të kaluar, deri në 59 për qind e serbëve "mbështetën" Trumpin, ndërsa vetëm 29 për qind mbështetën kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Kjo është e vetmja mbështetje mbi 50% për Trump në të gjithë Evropën. Në Zvicër, si mikpritës i mundshëm i takimit, Trump u mbështet nga vetëm një e katërta e qytetarëve, ndërsa Harris u mbështet nga 61 për qind.
Serbia tashmë ka bërë lëvizje duke investuar në marrëdhëniet me Trump. Para së gjithash me marrëdhëniet e mira me të besuarin e tij të ngushtë, Richard Grenell, por edhe me dhënien e hapsirës ku gjendet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, i bombarduar gjatë luftës në qendër të Beogradit, për dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar hotele dhe apartamente.
"Qeveria serbe sigurisht nuk beson se administrata Trump do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Por beson se për çështje të tilla si pozita ekonomike e serbëve në veri të Kosovës dhe mbrojtja e monumenteve dhe objekteve fetare në Kosovë, ata mund të marrin arrijnë më shumë nën administratën Trump”, tha së fundi për DW, Vuk Vuksanoviq, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.
Kur flitet për një takim të mundshëm mes presidentëve rus dhe amerikan në Beograd, ia vlen të kujtohet edhe vizita e dështuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në vitin 2022. Ai deshi të vizitonte Boegradin, por anëtarët e NATO-s, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të Lavrovit, kështu që Lavrov u detyrua të kthehet në Moskë. Megjithatë, nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini do të planifikonin një takim në nivelin më të lartë, nuk ka gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të pengojë fluturimin.
Në fund, çështja është ende në sferën e teorisë dhe fantazisë së autoriteteve në Beograd: "Është e vështirë të thuash se cilat janë shanset për një takim në Serbi”, thotë gazetari Turidiq. "Nuk tingëllon e palogjikshme, e megjithatë duket e pabesueshme”./ DW
Ukraina ka goditur gjatë mbrëmjes disa rajone të Rusisë, n...
Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin...
Zjarret vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të...
Hamasi ka pranuar draft-marrëveshjen për një armëpushim në...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mar...
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të s...
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit ...
Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të ...
Pesë ditë para skadimit të ultimatumit të Kongresit (s...
Banorët e Los Anxhelos-it po përgatiten për shkatërrim të ...
Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të pë...
Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet ...
Në Shqipëri mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapës...
Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rën...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar pre...
Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, p...
Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Lo...
Rreth 23,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi bomb...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...