Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të synimeve të veta për integrime evropiane.
Në një intervistë për tabloidin serb, Kurir, të publikuar të dielën, O’Brien tha se të dyja vendet kanë nevojë ta bëjnë këtë.
“Mendoj Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë se ka rrugë normale evropiane për këtë çështje. Mendoj se tani, me një Bashkim Evropian më aktive në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se ka gjëra që secila prej tyre duhet t’i bëjë, të cilat do ta bëjnë më të lehtë zgjidhjen çështjeve”, tha O’Brien.
Por, shtoi ai, ato duhet ecin përpara dhe t’i bëjnë këto gjëra “për hir të rrugës së tyre evropiane, jo për shkak të disa negociatave të veçanta”.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim e marrëdhënieve që nga viti 2011, ndërsa më 2023 arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj.
Megjithatë, ato ende nuk kane filluar ta zbatojnë këtë marrëveshje, sipas BE-së. Dialogu mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.
O’Brien u pyet gjithashtu se a mund të jetojnë serbët e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, pas një varg hapash që Qeveria e tij i ndërmori gjatë vitit 2024 për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në veriun e banuar me shumicë serbe dhe për ta shtrirë autoritetin atje.
“Mendoj se po”, u përgjigj ai, duke shtuar se “praktikisht çdo vend evropian ka pasur nevojë të merret me një çështje të tillë – një komunitet që ndihet i lidhur me një vend fqinj për shkak të lidhjeve kombëtare, fetare apo historike”.
Po ashtu, Kosova ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, gjë që ka vështirësuar pagesën e pagave për pjesëtarët e komunitetit serb që marrin rroga nga buxheti i Serbisë.
Këto hapa, Qeveria e Kosovës ka thënë se i ka ndërmarrë për të shtrirë sovranitetin, por është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar që kërkon që këto çështje të zgjidhen në dialogun e Brukselit, në mënyrë që të shmanget rritja e tensioneve në terren.
Në anën tjetër, Serbia nuk pranon t’i mbyllë institucionet e saj në territorin e Kosovës dhe shumicën e tyre i ka zhvendosur afër pikave kufitare nga ana e Serbisë.
Kosovës i kërkohet gjithashtu edhe themelimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, por ajo ka shprehur drojën se një asociacion i tillë njëetnik mund të ndikojë në funksionimin e shtetit.
O’Brien bëri thirrje gjithashtu që serbëve në Kosovë, posaçërisht në veri, t’u jepet hapësirë ta thonë fjalën e tyre vet, pa i ndikuar apo detyruar nga të tjerët.
“Ne duam të shohim që zëri i vet serbëve, në veçanti në veri, por edhe në gjithë Kosovë, të dëgjohet, jo që ata të detyrohen të flasin në një mënyrë apo tjetër siç u leverdis njerëzve në cilindo kryeqytet. Ata duhet t’i kenë të drejtat si çdo qytetar tjetër në një vend demokratik”, tha O’Brien.
Ai tha se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ekipi i tij, kanë bërë “punë të suksesshme falë të cilës ka zgjidhje për jetën e serbëve në Kosovë me respekt për ta si një komunitet, në mënyrë që ata të mund të jetojnë normalisht, ashtu si, për shembull, gjermanët në Itali ose holandezët në Belgjikë”. /REL
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, met...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tj...
Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
"Baltiku duhet t'i përkasë Rusisë", tha Zëvendëskryetari i...
Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, ka përsëritur ...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump akuzoi zy...
Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj...
Autoritetet gjermane kanë thënë se një cisternë nafte e bl...
Kushti i vetëm i Shteteve të Bashkuara për Industrinë e Na...
Koreja e Jugut ka konfirmuar të dielën se Ukraina i ka kap...
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili udhëhoqi çësht...
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga ...
Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e ...
Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar,...
Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Preside...
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz pë...
Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë n...
Në një episod të podcastit "The Joe Rogan Experience" ...
Guvernatori i Kalifornisë ka bërë thirrje të hetohet se si...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...