Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit ...

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shënuar një tjetër demonstrim fuqie, disa ditë para rikthimit në detyrë të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Raketat udhëtuan rreth 250 km pas ngritjes rreth orës 09:30 të mëngjesit nga Kanggye, në Provincën Jagang, afër kufirit të vendit me Kinën, tha Këshilli i Përbashkët i Shefave të Shtabit të Seulit (JCS).
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë lëshim si një provokim të qartë që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në gadishullin korean,” tha JCS, duke e paralajmëruar Korenë e Veriut për "keqinterpretimin" e situatës dhe duke premtuar se do të "përgjigjen me forcë" ndaj çdo provokimi të mëtejshëm.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, gjithashtu e dënoi lëshimin si një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tha se Seuli do të përgjigjet ashpër ndaj provokimeve të Koresë së Veriut.
Zyra presidenciale e Seulit tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare mbajti një takim për të shqyrtuar situatën dhe premtoi një qëndrim të palëkundëshëm.
Komanda Indo-Pacifike e SHBA-së e dënoi këtë testim, duke i kërkuar Pjongjangut të heqë dorë nga veprime të mëtejshme të paligjshme dhe destabilizuese.
Sekretari i Kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, tha se ishte në dijeni të testit të raketave dhe se Tokio po merrte të gjitha masat e mundshme për të përgjigjur përmes bashkëpunimit të ngushtë me Uashingtonin dhe Seulin, përfshirë ndarjen në kohë reale të të dhënave të paralajmërimeve për raketa.
Lëshimi ndodhi rreth një javë pas lëshimit nga Koreja e Veriut të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, që pretendoi se ishte një raketë e re, e cila ishte testi i parë i raketave që nga 5 nëntori.
Lëshimi i fundit i raketave gjithashtu ndodhi gjatë një vizite në Seul të ministrit të Jashtëm të Japonisë, Takeshi Iwaya.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, dhe Iwaya e dënuan zhvillimin e armëve dhe raketave të Koresë së Veriut të hënën dhe premtuan të forcojnë lidhjet e sigurisë pas bisedimeve në Seul.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, gjatë vizitës në Seul javën e kaluar, gjithashtu bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe trilateral, përfshirë Tokion, për të kundërshtuar më mirë kërcënimet në rritje ushtarake të Pjongjangut.
Lëshimi i të martës ndodhi disa ditë para inagurimit të presidentit amerikan, Trump, i cili zhvilloi samite me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të parë dhe e vlerësoi marrëdhënien e tij personale me të.
Ligjvënësit e Koresë së Jugut, pas një informimi nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare, thanë të hënën se testet e armëve të fundit të Pjongjangut ishin pjesërisht të synuara për "të shfaqur asetet e tij ndaj SHBA-së dhe për të tërhequr vëmendjen e Trump," pas premtimit të "kundërveprimit më të ashpër kundër SHBA-së" në një takim kyç politik në fund të vitit të kaluar./REL
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit ...
Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të ...
Pesë ditë para skadimit të ultimatumit të Kongresit (s...
Banorët e Los Anxhelos-it po përgatiten për shkatërrim të ...
Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të pë...
Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet ...
Në Shqipëri mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapës...
Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rën...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar pre...
Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, p...
Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Lo...
Rreth 23,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi bomb...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, met...
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tj...
Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrj...
"Baltiku duhet t'i përkasë Rusisë", tha Zëvendëskryetari i...
Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, ka përsëritur ...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump akuzoi zy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...