Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik pas një sërë incidentesh që kanë rritur frikën për sabotazh dhe spiunazh nga Rusia, në këtë rajon strategjik, tha të martën kreu i Aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se misioni i koduar “Roja e Baltikut” do të përfshijë fregata, avionë patrullimi dhe një flotë dronësh detarë për të ofruar "mbikëqyrje të zgjeruar".
"Në të gjithë aleancën, kemi parë elementë të një fushate për të destabilizuar shoqëritë tona përmes sulmeve kibernetike, tentativave për vrasje dhe sabotimeve, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore në Detin Baltik", u tha Rutte gazetarëve në mbyllje të një takimi në Helsinki me udhëheqësit e vendeve të baltike.
Ndërsa njoftoi këtë mision të ri, shefi i NATO-s vuri në dukje se më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet nëpërmjet kabllove nënujore dhe 1.3 milionë kilometra kabllo garantojnë transaksione financiare në një vlerë prej 10 trilion dollarësh çdo ditë.
Pikërisht ndërsa zoti Rutte po takohej në Helsinki me udhëheqësit e vendeve baltike, në televizionin shtetëror polak TVP World u raportua se një anije që i përkiste "flotës hije" të Rusisë ishte parë duke lundruar përreth një tubacioni gazi natyror që shkon nga Norvegjia në Poloni.
Termi “flota hije” e Rusisë është një reference për qindra anije cisternë të vjetruara që përdoren vazhdimisht për t'iu shmangur sanksioneve perëndimore ndaj eksporteve të naftës ruse. Shpesh është e paqartë se kush i ka në pronësi këto anije dhe çfarë praktikash sigurie kanë ato.
Kryeministri polak Donald Tusk, duke folur në një konferencë më vonë në Helsinki, tha se nuk kishte marrë ende një raport për këtë çështje, por do ta informonte opinionin publik sapo të mësonte më shumë.
Rutte tha se kundërshtarët e NATO-s duhet ta dinë se aleanca nuk do të lejojë që të kryhen sulme ndaj infrastrukturës së saj kritike.

Në takim morën pjesë udhëheqës të Finlandës, Gjermanisë, Polonisë, Danimarkës, Suedisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.
Përmes një deklarate, aleatët e Detit Baltik paralajmëruan se kanë të drejtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, që të ndërrmarrim veprime kundër çdo anijeje të dyshuar që shmang sanksionet dhe kërcënon sigurinë.
Ata thanë se përdorimi nga ana e Rusisë i të ashtuquajturës flotë hije paraqet kërcënim për sigurinë detare dhe mjedisore. Po ashtu, theksuan ata, përtej kërcënimit të infrastrukturës nënujore, kjo praktikë e dënueshme mbështet në mënyrë të konsiderueshme financimin e sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.
Për t’iu përgjigjur kësaj situate, udhëheqësit u zotuan të zbatojnë zgjidhje krijuese, zhvillimin e teknologjive të reja për mbikëqyrjen, gjurmimin e anijeve të dyshimta dhe mbikqyrjen nënujore.
Ata gjithashtu u zotuan të shqyrtojnë forma të reja ligjore për t’u përballur me këtë sfidë si dhe për të rritur shkëmbimin e informacionit. Aleatët thanë se përpjekja e tyre do të përfshijë partneritete të zgjeruara me sektorin privat, në veçanti operatorët e infrastrukturës dhe kompanitë e teknologjisë së fundit.
Një sërë incidentesh kanë shtuar shqetësimet për sigurinë.
Në 26 dhjetor autoritetet finlandeze ndaluan një anije të lidhur me Rusinë me emrin "Eagle S", ndërsa zhvilluan hetime nëse ajo kishte dëmtuar një kabllo elektriku në Detin Baltik dhe disa kabllo interneti.
Kancelari Olaf Scholz tha për gazetarët në Helsinki se Gjermania do të marrë pjesë në misionin "Roja e Baltikut".
Edhe Suedia njoftoi të dielën se planifikon të kontribuojë me deri në tre anije luftarake për të rritur praninë e aleancës në Detin Baltik, ndërsa përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore.
I pyetur për më shumë hollësi mbi këtë operacion të ri, shefi i NATO-s Rutte nuk pranoi të jepte të dhëna mbi numrin e anijeve, duke thënë se shifra mund të ndryshojë nga java në javë .
"Do të përdorim të gjithë gamën e mundësive që kemi si aleancë", tha Rutte./VOA
Fati i DonaldTrumpit do të kishte qenë krejt ndryshe n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 ja...
Me dyzet e tetë kilometra gardhe të përkohshme, 25,000 ofi...
Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald T...
Ukraina ka goditur gjatë mbrëmjes disa rajone të Rusisë, n...
Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin...
Zjarret vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të...
Hamasi ka pranuar draft-marrëveshjen për një armëpushim në...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mar...
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të s...
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit ...
Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të ...
Pesë ditë para skadimit të ultimatumit të Kongresit (s...
Banorët e Los Anxhelos-it po përgatiten për shkatërrim të ...
Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të pë...
Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet ...
Në Shqipëri mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapës...
Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rën...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar pre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...