Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një “thes” i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai do të dëshirojë t’u tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e Amerikës jashtë vendit.
Për t’i bërë gjërat të lëvizin shpejt, Trump do të varet nga urdhrat ekzekutivë presidencialë, të cilat janë direktiva të lëshuara drejtpërdrejt nga presidenti. Këto urdhra anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsideruar i tyre pritet të jetë gati për firmosje më 20 janar.
Në një intervistë televizive në “Meet the Press” më 8 dhjetor, Trump konfirmoi se do të nënshkruajë “shumë” urdhra ekzekutivë në Ditën 1, në lidhje me ekonominë, energjinë dhe më e rëndësishmja kufirin me Meksikën. Megjithatë, urdhrat ekzekutivë nuk kanë një fuqi gjithëpërfshirëse dhe mund të përdoren vetëm për të drejtuar veprimet e degës ekzekutive, thotë Dan Mallinson, një profesor i asociuar i politikave publike dhe administratës në Penn State Harrisburg në Pensilvani.
Këto kompetenca mund të jenë të gjera, duke përfshirë premtimin e tij për mbylljen e kufirit, i tha ai DW-së. “Por urdhra të tjerë thjesht nisin procesin e ngadalshëm të krijimit të rregullave federale, i cili mund të marrë vite”.
Emigracioni dhe dëbimet masive
Që kur mbërriti në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve.
Katër vjet më vonë, ndalimi i migracionit të parregullt duke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjidhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t’i rikthehet politikës “qëndroni në Meksikë”, që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit, duke u fokusuar së pari te kriminelët përpara se t’u drejtohet emigrantëve të tjerë pa dokumente.
Pavarësisht këtij plani – dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet – realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të emigracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri emigrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.
Trump konfirmoi në “Meet the Press” se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. “Ne do t’i japim fund kësaj sepse është qesharake,” tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.
Tarifat për importet
Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.
“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.
Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.
Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trump-in të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.
Marrëveshja e Parisit për Klimën
Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo emigrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Biden e anuloi vendimin e Trump-it dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.
Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.
Falja e dënimeve
Falja presidenciale, një mjet që i jep presidentit autoritetin për të falur njerëzit e dënuar për krime në nivel federal ose për t’i dhënë fund një dënimi me burg, gjithashtu mund të hyjë në përdorim në ditën e parë. Trump e ka bërë të qartë se mund të falë shumicën e qindra njerëzve të dënuar për sulmin në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.
“Me shumë mundësi, do ta bëj shumë shpejt,” konfirmoi ai në “Meet the Press”, duke thënë se do të ishte një prioritet i ditës së parë. Por nëse Trump do të përpiqet të falë veten për ndonjë krim federal është një pyetje e hapur.
Në fund të fundit, vetëm ekipi i Trump e di se çfarë është planifikuar për ditët e tij të para në detyrë. Por ai do të duhet të veprojë shpejt pasi zgjedhjet afatmesme në dy vjet mund t’i japin fund shumicës republikane në Senat ose Dhomën e Përfaqësuesve.
“Presidentët vijnë në detyrë me një ndjenjë mandati dhe kapitali politik që zvogëlohet me shpejtësi,” përfundoi Mallinson. “Ai nuk mund të kandidojë përsëri në 2028, kështu që çdo gjë që ai dëshiron të arrijë duhet të ndodhë në një mandat.”/DW
Kina, sipas të dhënave të saj, është ende eksportuesi ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (B...
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një ...
Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i K...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestu...
Diplomati danez, Peter Sorensen merr detyrën si i dërg...
Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të marr...
NATO po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënuj...
Fati i DonaldTrumpit do të kishte qenë krejt ndryshe n...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 ja...
Me dyzet e tetë kilometra gardhe të përkohshme, 25,000 ofi...
Pas njoftimit se presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald T...
Ukraina ka goditur gjatë mbrëmjes disa rajone të Rusisë, n...
Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin...
Zjarret vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të...
Hamasi ka pranuar draft-marrëveshjen për një armëpushim në...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mar...
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...